osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hajdutëria në administratë nuk ka fund! Një tjetër hajduti legjendar Njazi Prençi me kompaninë “Agro–Koni ” fitoi tenderin 1 milionë USD të fruta-perimeve?! Drejtori ABP Endri Mullai zëvëndësuesi i Edlira Naqellari e dënuar për korrupsion me tendera, pazare me të dënuarin po për korrupsion

Hajdutëria në administratë nuk ka fund! Një tjetër hajduti legjendar Njazi Prençi  me kompaninë “Agro–Koni ” fitoi tenderin 1 milionë USD të fruta-perimeve?! Drejtori ABP Endri Mullai zëvëndësuesi i Edlira Naqellari e dënuar për korrupsion me tendera, pazare me të dënuarin po për korrupsion

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, një nga nëndegët më të korruptuara të qeverisë si dhe objekt i arrestimeve masive nga SPAK, vijon të finalizojë vetëm tendera të dyshimtë dhe paradoksalë.

Në 17 prill 2022, Endri Mullai ka firmosur një tender me vlerë 1 milionë USD për kompaninë Agro-Koni, për blerje futa dhe perime. Mullai pasoi në krye të Agjencisë Edlira Naqellari e dënuar për korrupsion me tendera.

Endri Mullai tejkaloi shumë shpejt Naqellarin, duke ndarë miliona euro me anëtarin e bandës së Talo Çelës, Gentian Sharra si dhe më të dënuarin për korrupsion me tendera Njazi Prençin.

Sipas burimeve, tenderi për Agro-Konin është paracaktuar, por dyshimet shtohen pasi oferta e kësaj kompanie duket anomalish e ulët, 1 milionë USD nga rreth 1.7 milionë USD që ishte fondi limit.

Nga gara janë përjashtuar 4 kompani me përvojë në tregtimin dhe furnizimin me fruta-perime.

Kompania Agro-Koni me pronar në letra agronomin Ruzhdi Koni ka nisur të shfaqet në mekanizimin okult të tenderave pas një tërheqje të Njazi Prençit, hajdutit legjendar me tendera në Shqipëri, i dënuar për korrupsion me tendera.

A fshihet Njazi Prençi edhe pas kompanisë Agro-Koni, pasi tre kompanive të Prençit u ka dalë boja me tendera dhe pritet të jenë objekt goditje nga SPAK? Për këtë do të flasim në vijim.

Po kush është Njazi Prençi?

Njazi Prençi është dënuar 4 vite më parë me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve me një tender me vlerë 200 milionë lekë, me ish kryetarin e Bashkisë së Krujës.

Sipas dosjes vjedhja është kryer përmes kompanisë REGLI Shpk me pronar Njazi Prençin.

REGLI Shpk vijon të marrë tendera me paracaktim dhe korruptivë.

Në shtator të vitit 2019, Njazi Prençi mori 590 milionë lekë për të rikonstruktuar shkollën 9-vjeçare ‘Ramazan Jangozi’ në Thumanë, pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i vitit 2018.

Edhe pse kishte dy muaj që ishte rikonstruktuar, shkolla u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Edhe me shkollën, Njazi Prençi, kishte mashtruar si me përroin e Krujës, por këtë radhë nxori në skenë edhe të bijën, të cilën po e stërviste për lojën e tenderave.

Fillimisht mori tenderin në mënyrë korruptive, me ofertë sa fondi limit. Më pasi bëri sikur ndërhyri dhe futi paratë në xhep.

Nëse fëmijët do të ishin brenda, korrupsioni i Njazi Prençit me gjoja rikonstruksionin, do të ishte një katastrofë njerëzore.

Tendera i biri Gentian Prençi

Njazi Prençi kontrollon edhe kompaninë famëkeqe të korrupsionit me tendera, M.C.CATERING, themeluar në vitin 2007.

Nga një kompani për organizim dasmash, M.C.CATERING u kthye në një kompani që po merr tenderat kryesorë për furnizim me mish, bylmet dhe ushqime institucionet publike.

Administratori dhe pronari në letra i kësaj kompanie është Gentjan Prençi, një çunak 29 vjeçar, që është i biri i Njazi Prençit.

Në janar të vitit 2012, Njaziu ia dhuroi kompaninë të birit, i cili po ecën në gjurmët e babait, duke mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve, në bashkëpunim me zyrtarët sekserë të babait.

Me Njaziun në prapaskenë dhe Gentjanin në skenë, M.C.CATERING ka arritur të marrë deri më tani mbi 130 tendera me vlerë miliona euro, në mënyrë klienteliste, me ofertë sa fondi limit dhe duke nxjerrë jashtë loje kompanitë me ofertë më të ulët.

Qendrat e korrupsionit të çunakut 28-vjeçar janë Bashkia e Gjirokastrës, Bashkia e Krujës, Bashkia e Tiranës, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, Bashkia e Durrësit dhe sigurisht Bashkia e Kukësit, e cila drejtohet nga Safet Gjici, i njohur edhe si Gjici i Mishit.

Kujtojmë se sipas të gjitha raporteve vendase dhe ndërkombëtare, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është qendra më e madhe e vjedhjes së parave publike në Shqipëri, përmes tenderave korruptivë.

Tendera e bija Eglantina Prençi

E bija e Njazi Prençit, Eglantina Prençi, është pronare e kompanisë “EAGLE CONS (ish EGLENTI dhe ish 2-Binjakët), të cilën e ka themeluar vetë, por që fiton tendera korruptivë sidomos nga drejtoria Rajonale e Kujdesit Shëndetësor Tiranë me në krye Bora Salaj, falë lidhjeve korruptive të babait Njazi Prençi, i njohur edhe si ‘ujku i vjetër i korrupsionit’.

Në disa raste, Njaziu bashkë me të birin dhe të bijën bashkojnë kompanitë dhe marrin tendera, në shkelje flagrante të ligjit.

Lidhje me Safet Gjicin

Klani korruptiv Prençi, ku përfshihet Njaziu, Gentjani dhe Eglantina, kanë lidhje klienteliste dhe familjare me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, një nga zyrtarët më të korruptuar dhe të babëzitur në Shqipëri, i njohur ndryshe edhe si Gjici i ‘Mishit’.

Në fakt pas talljes në rrjetet sociale ‘mishi, mirë?”, fshihet një histori shumë serioze korrupsioni.

Kompania e parë e Njazi Prençit, me të cilën vodhi 80 milionë lekë dhe u dënua bashkë me ish-kryebashkiakun e Krujës, është themeluar në fakt nga një kushëri i afërt i Safetit nga Bushtrica, i cili është edhe daja i dy fëmijëve të Njazi Prençit, që sot po bëjnë kërdinë me tendera korruptivë.

Para pak kohësh, kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u shfaq në një video në rrjetet sociale që shumë shpejt u bë virale. Gjici takonte një shitës mishi në qytet dhe teksa i jep dorën e pyet: Mishi mirë?

Tani kalojmë pak më në jug për të vërejtur se pyetja e Gjicit për mishin nuk është krejt pa lidhje. Kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka hapur një tender për blerje mishi për këtë bashki. Fitues i tenderit është shpallur kompania M.C. Katering, kompani e administruar nga Gentjan Prençi.

Kompania në fjalë e ka fituar tenderin me thuajse 100% të vlerës së Fondit Limit. Të gjitha kompanitë e tjera në garë janë skualifikuar duke lënë në fuqi vetëm kompaninë fituese M.C. Katering.

Pavarësisht ankimimeve të konkurrentëve të tjerë në garë, tenderi është fituar nga kompania e Prençit edhe pse ajo ka pasur vlerën më të lartë ekonomike.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime për afera korruptive me tenderë, dallavere, skema abuzive, shkarkime arbitrare dhe emërime klienteliste në Qendrën e Fëmijëve edhe kjo e lidhur me Njazi Prençin

Në skenë qëndron ‘sulltanesha’ e tenderave, Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Drejtorisë së Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, e cila ndan paratë publike me Njazi Prençin dhe dy fëmijët e tij.

Zhaneta Beqiri, duke shpërdoruar detyrën, ka nisur të shkarkojë në mënyrë arbitrare personat që kanë refuzuar vjedhjet me pasoja në shëndetin e fëmijëve apo që janë bërë pengesë për aferat me Njazi Prençin me tenderat e ushqimeve të skaduara. Për punët e pista dhe shkeljet me shkarkime, emërime dhe prokurime, Zhani përdor Brikena Shehun, përgjegjëse sektori dhe një tip juriste, e cila luan edhe rolin e sekseres. Shehu bën letrat, Zhaneta u vendos vulën.

Brikena Shehu është piketuar edhe si personi i parë që do të ‘shitet’ dhe do të bëhet ‘kurban’ për të shkuar në burg, kur prokuroria të hapë letrat e vjedhjeve.

Me largimin e të ‘padëshiruarve’, Zhaneta dhe Lulo kanë dorën e lirë për abuzime, sidomos me faturat abuzive për blerjen e mallrave, por edhe për ndarjen e parave të ushqimeve të fëmijëve me Njazi Prençin, i dënuar më parë për korrupsion ngaqë iu shemb shkolla në Thumanë sapo përfundoi ndërtimin.

Qendra e Fëmijëve është kthyer nga ky grup në qendër korrupsioni, paligjshmërie, klientelizmi dhe hajnie të frikshme. Duket e pabesueshme se si ka mundësi që prokuroria dhe SPAK nuk kanë goditur ende këtë çetë korrupsioni në mes të Tiranës