osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata e Fierit sqaron pse u lirua Mark Frroku, përplasje me Prokurorinë

Gjykata e Fierit sqaron pse u lirua Mark Frroku, përplasje me Prokurorinë

Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka argumentuar vendimin që mori për lirimin me kusht të ish-deputeti Mark Frroku i dënuar me 6 vjet burg për tre akuza, duke deklaruar se pak më shumë se tre vitet e burgut e kishin riedukuar dhe se ai “është rehabilituar plotësisht”. Vendimi i gjykatëses Matilda Shalla vlerësoi po ashtu se Frroku plotësonte kushtet e lirimit me kusht, duke e cilësuar atë si një rast të veçant.

Por prokuroria e Fierit mendon se vendimi nuk është i bazuar në prova dhe se pretendimet e Frrokut nuk tregojnë se ai është në “kushte të veçanta”. Burime të prokurorisë i thanë BIRN, duke kërkuar të mos identifikoheshin, se kishin ankimuar vendimin duke arsyetuar se “në këto kushte (Si të Mark Frrokut) mund të ndodhen qindra të burgosur të tjerë, të cilët kanë sjellje të mirë, kanë kryer tre të katërtat e dënimit, ndihen të penduar dhe kanë familjarë të sëmurë”.

Gjykata e Fierit vendosi të lironte Mark Frrokun më 9 maj, kur atij i mbetej pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, nga dënimi për akuzat e “mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm” . Në llogaritjen e kohës së burgimit gjykata veç kohës së paraburgimit, ka gjetur se Frroku kishte shlyer ndër të tjera 1 muaj e 9 ditë nga dënimi me punë në burg.

Në vendim gjykata thotë se gjeti që Frroku ishte sjellë mirë gjatë kohës që kishte vuajtur dënimin dhe se “dënimi i vuajtur ia ka arritur qëllimit të riintegrimit të tij” dhe se “është rehabilituar plotësisht e dalja e tij në jetën e lirë nuk do t’i sillte asnjë pasojë sociale shoqërisë”.

Gjykata i referohet gjendjes familjare të Frrokut, bashkëshortes së sëmurë, prindërve të moshuar dhe po ashtu përmend se ai ishte ortak në një kompani, ndërsa i cilëson këto prova me të cilat përligjet lirimi i tij me kusht për arsye të veçanta. “Për sa më sipër edhe ky kusht i kërkuar shprehimisht nga neni 64 i Kodit Penal përmbushet”, shkruhet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Matilda Shalla.

Por prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier e cila e ka ankimuar vendimin se gjatë gjykimit, pavarësisht provave të parashtruara nga mbrojtja lidhur me sjelljen e mirë, faktit se kishte kryer tre të katërtat e dënimit dhe provat e paraqitura për të argumentuar arsyet e veçanta për të përligjur lirimin e tij, për prokurorinë nuk kanë qenë bindëse. Sipas prokurorisë apelimi bëhej pasi “nuk u faktua se i dënuari Mark Frroku i nevojitej domosdoshmërisht mbijetesës së familjes së tij dhe se lirimi i tij nuk do të sillte ndryshim të dukshëm në situatat familjare”. Ato po ashtu thonë se qindra të burgosur ndodhen në të njëjtat kushte.

Ish-deputeti Mark Frroku, i cili vuante dënimin e burgun e sigurisë së lartë në Fier dhe mbrojtësi i tij ligjor, më date 16 prill të këtij viti, kanë depozituar pranë Gjykates së Fierit dy kërkesa, një me objekt ulje dënimi dhe tjetrën për lirim me kusht. Pas shortit të hedhur nga gjykata e Fierit për të dy kërkesat është vendosur që njëra prej tyre të shqyrtohej nga gjyqtarja Adelina Zarka dhe tjetra nga gjyqyarja Matilda Shalla. Për shkak se kërkuesi Mark Frroku dhe mbrojtësi i tij nuk kanë marrë pjesë në çështjen që u shqyrtua nga gjyqtarja Adelina Zarka, më datë 02 maj të këtij viti është vendosur mospranimi i kërkesës së tij për ulje dënimi. Ndërkohë ka vazhduar rregullisht procesi gjyqësor që shqyrtohej nga gjyqtarja Matilda Shalla e cila më datë 9 Maj 2018 vendosi lirimin me kusht të Mark Frrokut.

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin, çështje e cila është ende në gjykim.

Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhër arresti i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritetet Belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitit 1999. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që prokuroria ngriti ndaj tij pasi e mori në hetim, “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjehdur dhe nëpuënsve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.

Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Sociliste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në pëpjekjen për dekriminalizimin e Kuvendit. Ndërsa vëllai i tij, Arben Frroku, i cili po ashtu ishte në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2013, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe ndodhet i arrestuar në Hollandë, në pritje të ekstradimit./BIRN.