osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Djali i gjyqtares Fida Osmani i zhytur në luks… mami lëvizte çekiçin, palët i kalonin pasuri Endritit

Djali i gjyqtares Fida Osmani i zhytur në luks… mami lëvizte çekiçin, palët i kalonin pasuri Endritit

Ashtu siç edhe pritej, në 27 prill 2022, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra si të korruptuar gjyqtaren e Tiranës, Fida Osmani, e përfshirë në fshehje pasurie, falsifikim të vendimeve dhe procesverbaleve gjyqësore, seanca gjyqësore fiktive në avion, gjyqe në ajër, vendime arbitrare, konflikt interesi, mashtrim me pasurinë, pasuri me para të pista etj.

Në dosjen e shkarkimit të Fida Osmanit del në skenë edhe i biri Endrit Osmani, i cili ka krijuar pasuri të paluajtshme me paratë e korrupsionit që mamaja e tij ka bërë me çekiçin e drejtësisë në Gjykatën e Tiranës.

Endrit Osmani, me një pagë modeste, në 23 mars 2016, ka lidhur një aktmarrëveshje me një kompani ndërtimit, për blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 108 m2, me vlerë rreth 90 mijë euro. Sipas kësaj aktmarrëveshje, paratë do t’i paguante brenda një viti.

Këtë pasuri, Endrit dhe Fida Osmani nuk e kanë deklaruar në ILDKPKI, duke konsumuar hapur veprën penale të fshehjes së pasurisë. Sot po dënohen anëtarë të Vetingut dhe zyrtarë të lartë për një deklarim të rremë në formularë dhe për një vërtetim false anglishteje, ndërsa Fida Osmanin me të birin Endrit Osmani kanë fshehur një apartament dhe ende nuk ka proces penal ndaj tyre.

Aferat familjare të gjyqtares Fida Osmani nuk mbarojnë këtu.

Në vitin 2004, i biri i gjyqtares Fida Osmani, Endrit Osmani, ka porositur një apartament në Durrës, me sipërfaqe 80 m2, me vlerë 32 mijë USD, duke e likuiduar pagesën brenda ditës.

Edhe kjo pasuri nuk është deklaruar nga Endrit dhe Fida Osmani pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, siç është detyrimi ligjor, duke konsumuar veprën penale të fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Fisa Osmanit i është mbushur mendja për ta deklaruar këtë pasuri në emrin e të birit pas dy vitesh, në vitin 2016. Në kontratë, çmimi i shitjes së këtij apartamenti ishte rreth 24 mijë euro dhe jo 34 mijë USD sa ishte deklaruar.

Nga ana tjetër, nga hetimi është zbuluar se Fida Osmani ka shqyrtuar disa çështje të pronarit të kompanisë, tek e cila i biri ka blerë apartamentin në Durrës. Ka dyshime të forta se Endrit Osmani nuk e ka blerë fare këtë apartament, por pasuria është tarifa e korrupsionit që ka dhënë kompania në këmbim të dosjeve që i shqyrtonte mamaja e tij gjyqtare.

Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me konflikt interesi, por me një skemë të mirëfilltë korrupsioni, ku mamaja gjyqtare shqyrton çështjet e një kompanie, ndërsa kompania i jep apartament të birit.

Aferat vijojnë dhe sërish në skenë është i biri. Endrit Osmani, në mars të vitit 2008, ka blerë një makinë Benz Mercedes Avantgardë me vlerë 10 mijë euro. Këtë herë, Endrit dhe Fida Osmani e kanë deklaruar makinën, por nuk kanë deklaruar burimin e të ardhurave.

Sipas dosjes së Vetingut, kjo makinë nuk justifikonte me të ardhura të ligjshme, që do të thotë se është blerë me paratë e korrupsionit të Fida Osmanit si gjyqtare. Me gjithë këto fakte flagrante, nuk kuptohet se pse prokuroria ose SPAK nuk nisin një hetim pasuror, për korrupsion dhe shpërdorim detyre për gjyqtaren Fida Osmani.

Është e vërtetë se Fida Osmani u larguar me turp dhe me damkën e korrupsionit nga drejtësia, por pasuritë e paligjshme vijon t’i gëzojë bashkë me familjen.