Mbi 140 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë janë përjashtuar nga falja e kësteve të mbetura të kredive të marra nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, për blerjen e një banese. Krahas zyrtarëve, nga falja e kredive janë përjashtuar edhe të gjitha kategoritë e tjera, të parashikuar në variantin e parë të ligjit për strehimin social.
Sipas variantit të miratuar të ligjit nga Parlamenti dy javë më parë, nga amnistia do të përfitojnë vetëm familjet e shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare.
Amnistia parashikohet në nenin 77, pika 5 e ligjit të të ri për strehimin social. “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”, thuhet në ligjin e miratuar nga Parlamenti.
Ndërkaq, varianti i parë i projektligjit, parashikonte përfshirjen në amnisti edhe të kategorive të tjera. Varianti i parë parashikonte: “Familjeve të shpërngulura për shkak të ndërtimit të veprave publike dhe kategorive të tjera në pamundësi financiare, të cilat kanë përfituar kredi nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave, u falen detyrimet monetare, sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave”.
Gjatë shqyrtimit, ligjvënësit kanë hequr togfjalëshin ‘kategori të tjera’, duke e kufizuar amnistinë. Me ‘kategori të tjera’ mund të përfitonin edhe mbi 140 zyrtarë, duke përfshirë deputetë, drejtorë etj., të cilët kanë marrë kredi si të pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, ndonëse sot posedojnë disa shtëpi luksoze dhe makina deri në vlerën e një banese. Gjithsesi, në mënyrë përfundimtare, familjet që do t’u falen këstet e mbetura të kredive do të përcaktohen me vendim qeverie.
Ligjin për strehimin
Ligjin për strehimin rregullon dhe krijon mundësinë për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet në nevojë. Sipas këtij ligjit, njësitë e qeverisjes vendore përzgjedhin individët dhe familjet, të cilët përfitojnë për t’u përfshirë në një nga programet e strehimit.
Kategoritë shoqërore që përfitojnë janë personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, fëmijët, individët me statusin e jetimit, familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish-pronarëve, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit, familjet e policëve të rënë në detyrë, punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH), punonjësit e repartit RENEA, viktimat e dhunës në familje; viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit; anëtarët e komunitetit rom, anëtarë të komunitetit egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, vajzat nëna, komunitetin LGBTI etj.
Ndërkaq, sipas ligjit, përparësi për t’u strehuar do të kenë familjet që nuk disponojnë banesë në pronësi, që banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje, që banojnë në banesa të mbipopulluara, që kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore etj.
Zyrtarët dhe ish-zyrtarët që morën kredi si të pastrehë
Oerd Bylykbashi
Spiro Ksera
Ardit Çela
Visho Lika
Ervin Metalla
Nejla Peka
Gerd Hoxha
Roland Bejko
Dritan Ylli
Endri Hasa
Ndue Paluca
Nikoleta Paluca
Shkëlqim Spahiu
Dritan Reshka
Agron Tufa
Agim Kukeli
Selma Pagria
Krenar Çarçani
Arben Doci
Hasan Metuku
Klodiana Cankja
Kleves Bitro
Marjana Papa
Migena Bakalli
Eva Pustina
Vjollca Serjanaj
Gjovalin Prenga
Ëngjëllushe Dajko
Besnik Çobaj
Diana Troshani
Bashkim Shehu
Aurel Isaj
Ylli Alushi
File Ruka
Zefina Hasani
Paulin Kodra
Ilir Ibrahimi
Shkëlzen Çekrezi
Nezir Haldeda
Fatmir Konja
Donika Capi
Vasil Bicaj
Skënder Uku
Iva Zajmi
Elvis Çefa
Luan Përzhita
Ilir Pecnikaj
Lida Llakmani
Adriatik Alimadhi
Sonila Baka
Marsjola Duro
Edmond Arizaj
Elton Pasku
Marsida Omari
Vasil Curi
Enno Bozdo
Erkand Qerimaj
Kostandina Bezani
Isa Mella
Kujtim Sheshi
Elona Stavri
Arjana Çela
Kastriot Dervishaj
Arber Basholli
Julian Zonja
Xhevahir Spahiu
Majlinda Bozgo
Arben Shkodra
Valbona Vata
Merita Selimi
Bernina Kondi
Aleksandër Cavo
Cercis Durmishi
Flamur Kuçi
Alida Cepele
Saimir Bala
Kostana Furxhi
Edit Harxhi
Mevlud Matraku
Behar Dibra
Vikena Kamenica
Alban Serani
Manjola Merlika
Ermal Gjinaj
Florjan Nuri
Elvana Tivari
Rezart Tërshana
Enver Bytyci
Erald Elmasllari
Aurel Lamçe
Aljona Mansaku
Sami Nezaj
Flir Mosho
Drita Mandreja
Juljan Haxhiu
Selman Tema
Ermal Zaimi
Ëngjëllushe Llane
Veap Aga
Aneta Ndreu
Rexhep Polisi
Dede Kasneci
Sidrit Malevi
Evelina Koldashi
Haris Murana
Flora Pogace
Mentor Beqa
Esat Hasani
Ilir Kondi
Dorjan Teliti
Abaz Hado
Enkeledi Hajro
Gentiana Bektashi
Denis Gila
Mira Zoto
Ilir Mece
Resmi Hibraj
Rozeta Kuka
Sefer Korbeci
Odeta Kromici
Gjergji Papa
Fatmir Hoxha
Etrid Teliti
Avni Nezaj
Arben Skënderaj
Eduart Ypi
Arben Dollapaj
Gentiana Dorezi
Sabah Jemishta
Josel Pashko
Ramiz Metaliaj
Liljana Mlloja
Endri Mataj
Agron Gjekmarkaj
Marjeta Zaimi
Metush Saraçi
Elona Varfi
Endrit Lami
Aleksander Muskaj
Pëllumb Pacani
Apostol Prifti
Ivi Kaso