Pas debateve të ashpra të zonjës Kokpalari me forumin rinor të PD, Muli i ka kërkuar sot përmes një letre, një armëpushim disa mujor, për shkak të situatës së vështirë deri në fillimin e sezonit ne shtator.
Për këtë Muli paraqiti një sërë arsyesh:
“E nderuara zonja Kokpalari!
Lutemi transmetojini presidentit Trump nevojën e një armëpushimi disa mujor deri në fillimin e sezonit të ri parlamentar, kundër forumit rinor.
Unë dhe Doktori ju mbështesim plotësisht me mendje dhe zemër, por për nevoja taktike kemi nevojë për një armëpushim të shkurtër.
Së pari, gjatë këtyre muajve do ketë disa lëvizje të cilat nuk duhet të klasifikohen si lëvizje që janë diktuar nga konflikti juaj.
Fjala vjen, zonja Karo po zëvendësohet nga zoti Lela, dhe kjo nuk duhet të duket si një gjë e diktuar nga ky debat.
Që sot kam dëgjuar fjalë se pas Këlliçit, ju i kishit vënë syrin zonjës Karo, ndërkohë që unë e di që ti e ke shoqe e se bën këtë.
Nga ana tjetër zoti Lela, mund të ketë as ndonjë lidhje me Sorosin, por kjo nuk e bën doemos armik.
Ndaj nuk duhet të ngatërrojmë gjërat.
Së dyti, gjatë takimit në Baku zoti Meta ka kërkuar armëpushim, pasi raportet e tij të mira me forumin rinor të PD i shikon si sulm dhe ndaj tij.
Për këtë arsye nuk duhet të krijojmë keqkuptime, se zoti Meta ka respekt të palëkundur për ty.
Së treti, duhet të qetësojmë dhe disa grupe të tjera brenda PD, siç është forumi i grave, ku Albana ka që nga viti 2012 që nuk është zgjedhur kurrë.
Dhe duket sikur duhet ta zëvendesojmë me zonjën Karo.
Po ashtu Pëllumbi, roja i godinës, më kapi sot në mëngjes dhe më pyeti:
-Zoti Muli, me këtë bëhem unë, me zonjën Kokpalari apo zotin Këlliçi?
Nuk dija çfarë t’i thoja se ai i shkreti është djegur njëherë nga sherri me atë besëprerin.
Ndaj duhet një armëpushim t’i sqarojmë këto gjëra”.