Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me skandalin e rëndë që dëshmon implikimin e institucioneve shqiptare. Çështja ka të bëjë me motrën e Nuredin Dumanit, e cila rezulton e pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, në datën 6.6.2022.
Certifikata e sigurisë i është lëshuar në cilësinë e zyrtares së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Drejtorinë e NATO-s.
“Epo paska të drejte SPAK-u, qe na urdheron, se nese flasim per Nuredin Dumanin, do të denohemi me 5 vite burg!!!!
Ky dreq Nuredini paska mbajtur “laps e leter” edhe për sekretet e NATO-s, lere pastaj për ke ka vrare dhe kush e ka porositur vrasjen…”, shkruan Hoxha.