Zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo, ka rrëfyer përmes një interviste të dhënë për takimin e parë me ish-kryeministrin.
Garo zbuloi se gjatë takimit ka qenë nervoze pasi nuk dinte si t’i bënte përshtypje, si dhe shtoi se ka qenë Berisha ai që është përpjekur që biseda të ishte sa më e lirshme.
Sipas saj njerëzit e kanëkeqkuptuar ish-kryeministrin Berisha për shkak të hijes së rëndëm ndërkohë që ai është shumë i ngrohtë dhe i drejtëpërdrejtë.
“Ka qenë një takim mbresëlënës. Unë kam qenë nervoze dhe e emocionuar sepse nuk dija se si t’i bëja sa më shumë përshtypje. Jam përpjekur të jem vetvetja por sigurisht biseda nuk ka qenë aq e lirshme. Por ai është munduar që biseda të jetë sa e më e natyrshme, sepse ai i tillë është i drejtpërdrejtë. Shpesh herë është keqkuptuar duke shfaqur një hije më të rëndë për njerëzit, por po të shikosh më thellë zoti Berisha është shumë i ngrohtë dhe i drejtpërdrejtë”- u shpreh Garo.
Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më.
Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë. Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka patur shpesh herë dhe nervozizëm.
Moderatorja: Situatë e vështirë për bashkëshortin?
Floriana Garo: Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje.