Një gjykatë britanike ka dënuar me 17 vite burg 10 shtetas shqiptarë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Rreth një muaj më parë autoritet policore britanike arrestuan Gurgen Nikoci, Jeton Muja, Kreshnik Muja, Aranit Kasaheri, Dardan Horhaj, Dritan Muhametaj, Elis Gashi, Ardit Agaj, Bardhyl Arifaj si dhe Besjan Muja. Ky I fundit I dënuar me 2 vite heqie lirie, sipas prokurorit të çështjes ishte një prej figurave kryesore të çështjes
Ata ishin pronarë të një firme kanabisi me vlerë 750 mijë euro dhe operonin në Bristol, Birmingham dhe Liverpool ndërkohë që mësohet se dhjetë pjestarët e bandës, shfrytëzonin shqiptarë të tjerë për shitjen e kanabisit.
Muja fillimisht e mohoi akuzën për shpërndarje dhe prodhim kanabisi, por e ndryshoi qëndrimin e tij pak përpara se të niste gjyqi në prill.Policia gjeti 908 bimë kanabis, me vlerë rreth 750 mijë paund.