osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Financimi rus i PD-së, autoritetet shqiptare monitorojnë turistët dhe zyrtarët e Moskës

Financimi rus i PD-së, autoritetet shqiptare monitorojnë turistët dhe zyrtarët e Moskës

Autoritetet vendase janë vënë në alarm nga rreziku i ndikimit rus. Kryeministri Edi Rama, ministri Bushati dhe funksionarë të lartë e kanë thënë disa herë se Moska po tenton të ndërhyjë në vendin tonë. Rasti më flagrant ishte ai i investigimit të mediave amerikane, ku pretendohet se PD është financuar nga rusët për lobime në administratën e Donald Trump. Por ai që i vuri kapak ishte kreu i SHISH, Helidon Bendo, i cili gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë tha se ka tentativa për ndërhyrje, sidomos në administratë.

Të gjitha këto kanë bërë që disa autoritete shtetërore të marrin masa sa i takon rrezikut që vjen nga lindja. Sipas burimeve shumë të sigurta pranë qeverisë, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia antiterror në polici, kanë nisur të vënë në monitorim të gjithë shtetasit rusë që kanë hyrë në vendin tonë.

Mësohet se ditët e fundit ka pasur një fluks të lartë rusësh që kanë ardhur si turistë në vendin tonë, ndërsa parashikohet që ky numër të rritet akoma dhe më shumë gjatë sezonit turistik. Frika e autoriteteve është se mes grupeve të turistëve mund të infiltrohen dhe persona të caktuar që mund të synojnë destabilizimin e vendit apo të ndërhyjnë në punët e brendshme.

Drejtoria e Pastrimit të Parave është duke bërë verifikime pasi ekziston frika se mund të bëhen pastrime parash apo mund të ketë financime për grupe terroriste, ndërsa dhe SHISH dhe antiterrori po ashtu janë duke kryer monitorime për të shmangur çdo lloj mbështetje për grupe radikale.

Por gazeta ka mësuar se nga këto autoritete është vënë re se ka shumë shtetas rusë që janë punësuar nëpër Call Center. Ky numër është rritur shumë kohët e fundit dhe ka nga ata që investojnë në këtë biznes, por ka dhe shumë të tjerë që kanë filluar të punojnë si operatorë.

Edhe këta persona janë vënë në monitorim pasi është parë e çuditshme që individë rusë të vijnë deri në vendin tonë të punojnë në Call Center, ndërkohë që është vënë re se pothuajse të gjithë janë me leje qëndrimi 6-mujore. Megjithatë burimet thanë se si turistë, por edhe zyrtarë të caktuar rusë në vendin tonë janë në monitorim të vazhdueshëm, pasi ka indicie për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

 

Paralajmërimet e qeverisë

Pak ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama ai që bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se Rusia është duke nxitur radikalizmin e myslimanëve në vendin tonë. Por pas masave që kanë ndërmarrë autoritetet, duket se shefi i qeverisë ka pasur indicie, pasi SHISH, DPPPP dhe policia janë duke monitoruar për të shmangur çdo lloj rreziku terrorist. “Pra të gjitha këto forca, ata janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga ana e Evropës.

Kështu, më neveriten”, tha Rama pak javë më parë. Ndërsa në fillim të kësaj jave në një intervistë për mediat austriake, kryeministri deklaroi se Shqipëria nuk do pranojë të kthejë sytë nga Lindja. “Kjo nuk duhet të jetë një dilemë mes më shumë reformave apo më shumë havjar. Kjo nuk ka rëndësi, ata mund të na ofrojnë aq shumë havjar sa duan.

Gjatë pesëdhjetë viteve të komunizmit na u tha: Qielli është i kuq, jeta do të jetë e mrekullueshme. Progresi është i madh, por ende kemi shumë për të bërë. Tani kemi qiellin blu, na thuhet: jeta do të jetë e mrekullueshme, përparimi është bërë, por ende ka shumë për të bërë. Ne e dimë këtë, por procesi duhet të jetë i drejtë. Ne jemi duke qëndruar jashtë derës dhe duke trokitur për vite për të hyrë”, tha Rama./SOT