Në Arabinë Saudite mund të përfundosh në burg edhe nëse kundërmon erë të keqe. 5 muaj burg ose gjobë deri në 800 dollarë, parashikon ligji për të gjithë besimtarët që do të shkelin këtë rregull.
Përveç se për kundërmim të keq, dënime parashikohen edhe për muzikën me tone të larta pranë xhamive, incizimet me telefon të aksidenteve, pastaj për dukjen e rrobave të brendshme dhe një sërë masash tjera
Ligji është përgatitur nga Këshilli i Shurës, një organ me 150 anëtarë që këshillon Mbretin. Por që një ligj të jetë i plotfuqishëm në Arabinë Saudite, duhet të kenë nënshkrimin e myftiut dhe mbretit. Ligji i kundërmimit në xhami akoma nuk ka hyrë në fuqi, pasi më parë duhet të firmoset nga myftiutsi dhe nga mbreti Salman ibn Abd al-Aziz.