osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokuroria e vendosur për të zbardhur të vërtetën e lidhjeve të Lulzim Bashës me rusët, letër-porosi në Skoci për kontratat me kompaninë fantazmë

Prokuroria e vendosur për të zbardhur të vërtetën e lidhjeve të Lulzim Bashës me rusët, letër-porosi në Skoci për kontratat me kompaninë fantazmë

Lobimet e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe financimi rus vijojnë të jenë në vëmendje të prokurorisë. E vendosur për të zbardhur të vërtetën e lidhjeve të kreut demokrat, Lulzim Basha me shtetin e Rusisë, Prokuroria e Tiranës ka nisur ditën e djeshme një letër-porosi drejt Skocisë.

Përmes kësaj letër-porosie, organi i akuzës kërkon nga shteti skocez detaje dhe informacione për llogari të hetimit të nisur pas dyshimeve të ngritura për mënyrën e financimit të kontratave lobuese të Partisë Demokratike në Uashington. Informacioni që ka në fokus Prokuroria e Tiranës është ai për kompaninë “Biniatta Trade”, e njohur si kompani offshore, por me aktivitet në këtë vend.

Në kërkesën e drejtuar autoriteteve skoceze, pala shqiptare kërkon të marrë dijeni në lidhje me aksionerët apo aktivitetin e kësaj kompanie si edhe për takimet që Basha mund të ketë zhvilluar me përfaqësues të kompanisë fantazmë. Sakaq, duhet theksuar fakti që kjo letër-porosi është e dyta në radhë e dërguar nga organi i akuzës shqiptare. Rreth një muaj më parë gazeta raportoi se prokuroria, në vijim të hetimeve të nisura, kishte dërguar një letër-porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi pagesat që kanë kryer kompanitë dhe deklarimet e bëra pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe për lobuesin Nick Muzin.

Kompania “Biniatta Trade”

Ajo që ka krijuar një shqetësim të madh në radhët e politikës shqiptare është fakti se kush e zotëron kompaninë “Biniatta Trade”, e cila përflitet se ka bërë pagesa në interes të Partisë Demokratike në mënyrë që kjo e fundit të lobonte në SHBA. Nga çfarë është bërë e ditur deri më tani për publikun, rezulton se “Biniatta Trade” është një kompani e regjistruar në Edinburgh të Skocisë.

Revista amerikane “Mother Jones” ishte ajo që bërë publik pak kohë më parë investigimin. Sipas investigimit, “Biniatta Trade” është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë, një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Po ashtu në investigim theksohet se “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce.

Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev. Emrat e këtyre dy shtetasve rusë bënë që PS të shpërthente në akuza kundër PD, duke theksuar se ka pranuar ndihmën ruse për të bllokuar reformën në drejtësi dhe integrimin evropian.

Ndërsa vetë PD këmbënguli se nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse. Pikërisht për këtë arsye Prokuroria e Tiranës ka nisur letër-porosi në Skoci, në mënyrë që të ballafaqohen faktet dhe të dali në pah e vërteta.

Akuzat e Ballës

Pak kohë më parë kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Londër, por më pas në internet filluan të qarkullonin foto se demokrati kishte bërë një ndalesë edhe në Edinburgh, vendin ku flitet se ndodhet kompania “Biniatta Trade”.

Një gjë e tillë shkaktoi reagimin e socialistëve. “Pyetja është ku është Lulëzimi, ku je Lul? Sot Lulzim Basha është në Edinburgh, në vendin ku është bërë gjoja pagesa 675 mijë dollarëve, ç’kërkon Lulëzimi sot në Edinburgh? Në vendin ku kompania ka rezidencën e vet. Përse ke ikur Lulëzimi në Edinburgh?”, tha Taulant Balla pak kohë më parë./SOT