osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kriza i shton buxhetit 1 muaj taksa “dhuratë”! Të ardhurat rriten me 355 milionë euro të marra nga qytetarët

Kriza i shton buxhetit 1 muaj taksa “dhuratë”! Të ardhurat rriten me 355 milionë euro të marra nga qytetarët

Nga rritja e çmimeve buxheti i shtetit ka përfituar një muaj të 13-të me taksa.

Në periudhën janar-maj të këtij viti, paratë që qytetarët paguajnë përmes taksave u shtuan me 355 milion euro krahasuar me një vit më parë, aq sa qeveria u merr tatimpaguesve gjithsej për 1 muaj të vitit.

Në maj të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizat, taksat kombëtare dhe tatimi mbi fitimin u rritën, por jo me të njëjtin ritëm të muajve të tjerë si prilli dhe marsi, çka jep sinjale për një rënie të konsumit.

TVSH e arkëtuar në buxhet rezultoi 23 milionë euro më shumë se majin e vitit të kaluar, por rritja e kësaj takse në prill ishte me 32 milionë euro më shumë dhe me 50 milionë euro në mars.

Akcizat janë rritur me 1.3 milionë euro dhe taksat kombëtare me 2 milionë euro, ndërsa rritjen më të lartë pas TVSH-së e kanë pasur kontributet e sigurimeve shoqërore me 6 milionë euro më shumë, si efekt i rritjes të pagës minimale.

Nëse konsumi do të vazhdojë të bjerë, atëherë sektori privat do të përballej me rënie të shitjeve, çka do të jepte efekte në punësim dhe në gjithë zinxhirin e ekonomisë të vendit.