Ish-deputeti Halit Valteri kallëzoi para pak ditësh në Prokurorinë e Posaçme anti-Korupsion presidentin Ilir Meta.
Por përveç presidentit, Valteri ka paralajmëruar se do të padisë dhe Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon si dhe “një deputet aktual, i cili në të shkuarën ka qenë ministër”.
Ndërkohë Valteri ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, një foto ku mban disa dosje voluminoze dhe e shoqëron me shkrimin “Who’s next? Në 11:00 në SPAK”.