Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Merungle Hill në Uellsin e Ri Jugor, ku një 23-vjeçar, pasi ka konsumuar alkool, ka marrë makinën e shefit të tij, ndërkohë që nuk kishte as patentë.
Gjatë rrugës, ka tentuar të kalojë shinat e trenit, por ka mbetur në mes.
Më pas e ka lënë makinën aty, duke e “parkuar” në mënyrë “gjeniale”, dhe është larguar në këmbë për në banesë.
Ndërkohë që mëngjesin e ditës tjetër shoferi i trenit ka mundur të ndalojë dhe të njoftojë policinë, duke shmangur dhe përplasjen.