osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mihal Stefa, artisti i madh i roleve të vogla, i paharruar!

Mihal Stefa, artisti i madh i roleve të vogla, i paharruar!

Në gjithë veprimtarinë e teatrit shqiptar, zor se gjen një aktor kaq fetar, deri në palcë, nga çdo gjest i të cilit buronte vetëm mirësi e pastërti shpirtërore. Dhe akoma: Nuk mund të gjesh një aktor të tillë karakteri, si Mihal Stefa, skalitës mjeshtëror i roleve “të vogëla”,që gjatë gjithë jetës së tij mbeti i madh në skenë edhe pse luante vetëm role të vogëla,

Çast kthjellimi
Ishte koha kur Mihal Popi kishte zënë shtratin dhe e kishte lënë fare kujtesa. Po kushdo e dinte se shoku më i afërt i tij, në udhën e bukur të artit skenik, ishte Mihal Stefa.
Ideja për të shkruar një monografi për aktorin e pazëvëndësueshëm Mihal Popi, më çonte fillimisht te figura dhe personaliteti i Mihal Stefës, po kaq i pazëvëndësueshëm sa edhe i pari, pa të cilin nuk mundej të kuptoheshin shumë anë të rrugës krijuese të adashit të tij Popi.Dy aktorë me të njëjtin emër, që bënë vërtetë një emër të madh.

Pyes Mihalin:
– A e di Mihal, ku ta gjej Mihal Stefën?
– Vallahi zor se e gjen, ka ikë prej teatrit para meje.
– Iku apo e përzunë?

– Edhe iku, edhe e përzunë. Të dyja bashkë. Nji “i madh” nga qeveria që vinte në teatrin tonë thoshte shpesh se “të vjetrit duhet me ja lanë vendin të rinjve. E ku me e dijtë ky biçimsëz (Mihali uli kokën dhe vazhdoi me një ton gati pëshpëritës) se një Teatër Kombëtar mbahet mbi shpatullat e atyre aktorëve të vjetër, që vunë gurët e parë e hodhën themelet?!

– Si, s’dinte Mihal Stefa me folë?!
– Mihal Stefa ashtë nji njeri pa gojë, bile edhe të tana rolet i ka me fare pak fjalë. Ama i qante me lot!
– Si me e gjetë pra Mihalin pa gojë?

– Se ku rri vetëm i shkreti, andej nga “Varri i Bamit”…
– Po ku?
– Hë de, ku? Njeri pa njeri ky Mihali, or Mihal! A ndin ça po t’thotë Mihali?

Qeshëm. Pas së qeshurës u vrejtëm që të dy. Atë ditë nuk folëm më. Edhe kafen e rrufitëm të heshtur.

Nën nivelin e mizerjes…
I njohur dhe i panjohur ky Mihal Stefa.
Shumëkush te “Varri i Bamit” ngrinte vetullat përpjetë, teksa pyesnim për të.
– Nuk e njohim!

Se ishte njeri që nuk binte në sy. I thjeshtë, i veshur me rroba nga më të lirat, paksa të errëta, herë-herë me xhaketë e pantallona kadife, me kokën të rrjepur, me atë fytyrë si prej fëmije të rritur, ai nuk binte me të vërtetë në sy. Dhe ecte i qetë, por me një hap disi të shqtësuar, pa e kthyer kokën andej-këndej. Siç i thonë fjalës:”Ecte në punë të vetë, pa trazuar kend”.

-Pyesim përsëri:
– A e njihni Mihal Stefën?
– Po, si nuk e njhohim, atë aktorin e vogël?!
– Ai është një aktor i madh!

Bashkëfolësi hapi sytë.
– I madh mund të jetë në skenë, por këtu është një njeri i vogël, i shkurtër, një njeri i varfër që ta këput shpirti,
– Ku, ku…ku?

– Ja, ajo shtëpia aty në mes, prej qerpiçi, që duket sikur do rëzohet…

Dhe sytë e mi “mbërthyen” me të vërtetë, një ngrehinë prej balte e thuprash, mbuluar me llamarina dalëboje, të ndryshkura nga një kohë kushedi sa e gjatë dimërash.Dera e hyrjes, si dera e një hajati derrash, nuk hapej mirë e u hap pas thirjes time, me një si rrënkim të zgjatur. Pas derës u duk Mihali, që nisi të bëj me duar ca lëvizje energjike si njeri i mësuar me vetminë e tij, si dikush që zihet në “çark”, në mënyrën më të papritur. Zëri i doli disi i mekur, si i ngjirur ndër lëngimet e gjata dhe u kollit rëndshëm dy a tri herë!

– Eja adash! Eja në kasollen time!

Hyra pa folur, i befasuar tani edhe nga pamja e brendshme e shtëpisë, tamam si një kthinë eskimezi në Polin e Veriut. Ndriçimi i gëlqeres ma afronte imazhin e dëborës dhe unë ndjeva një rënqethje. Edhe vetë kisha banuar nëpër konvikte me murer tërë bllama nga suvaja e rrëzuar dhe, bile, në atë kohë jetoja në një bodrum plot lagështirë, te pallatet e Shallvareve, por ndjesinë e dëborës ma sillte gëlqeja e freskët. Mihali kishte lyer dhomën e fjetjes e atë copë kuzhinë, ku shquante vetëm një sobë e vjetër prej llamarine, me qyngje të gjata e po aq të bardha.Veçse sendet me të cilat gatuante, si edhe ato pak orendi që mbushnin dhomën, ishin fort të pastra e të vendosura siç duhej, nga dora e një nikoqiri të rrallë.

Sidoqoftë, mua m’u errën sytë.

Kur ky njeri i vogël nga shtati, interpretonte përpara regjisorit Sergei Jutkeviç, për filmin “Skëndërbeu”, rolin e Gjergj Arianitit, “zaptonte” tërë ekranin me energjinë e pashembullt prej djaloshi. Me një dalje të vetmen në ekran, ky njeri i vogël, vjen në Kuvëndin e Lezhës si një“shpuzë zjarri”, me vrulline nje të riu e me “dallgën e zëmëratës”në gjoks, për t’i bashkuar burrat trima, përreth Kryetrimit të Kastriotëve. Dhe kur, po ky Mihal “i vogël” rrëmihte varrin e Ofelisë tek tragjedia “Hamleti”, e aq denjësisht hynte nën lëkurën e varrmihësit të dehur nga vera e Kserksit, ai që tallej, këndonte me kafkën e Jorikut në duar, askush nuk mund ta merrte dot me mend se, pikërisht ky artist i madh, pasi dilte nga skena e nga “ekrani”, hynte në këtë “basifond” të tmerrshëm e të ftohtë. Dhe të gjorit Mihal, pasi i varën në xhaketën prej kadifeje të zbardhëllyer medaljen “Artist i Merituar”, askush nuk i vajti pas gjer në këtë kthinë të mënjanuar, për të parë se ku krijonte, ky artist kaq i veçantë për skenën shqiptare.

I thashë se doja të shkruaja një liber për atë adashin e madh, Mihal Popin dhe ai reflektoi menjëherë gëzimin që provon fëmija teksa i dhurojnë diçka me vlerë…”Mihali,-tha,është i pari që e meriton një libër. E kemi filluar bashkë këtë rrugë…që kur ishim fëmijë, me “Teatrin e Mëhallës” që shumë shpejt tërhoqi edhe vëmëndjen e të riturve…Ç’na shtynte vallë? Pasioni…asgjë më tepër. Niste gjithëçka si një lodër e bukur dhe e bekuar nga ZOTI! Mihali kishte një talent të rrallë. Vetë ishte serjoz dhe përmes serjozitetit i bënte njerëzit të qeshnin…”

-Mos vallë, e kishte të “mbjellur” nga familja genin e komedisë?

-Them se kishte ndikuar tek ai edhe gjyshja Maricë. Rëfimet e saj ishin me shumë humor. Atëhere bënim piknik në periferi të Tiranës, sidomos nga “Ura e Brarit”. Unë isha si njeri i shtëpisë dhe më mernin me vete. Si njeri pa njeri, de…Dhe aty, afër përroit, nën një pemë, bënim shumë lodra e shakara, që disa syresh kishin karakter teatral. Gjyshe Maricën e kishim edhe regjisore, edhe spektatore.

Mihali më bëri një gjest me dorë, për të pritur ca dhe u përkul ndën një raft, nga ku nxori disa fotografi, që zverdhonin …”Janë fotografi të rralla, nga ajo kohë,-tha ai,nga vitet njëzetë a tridhjetë. I ruaj me kujdes, Dhe kur i shoh ndjej se nuk jam i vetëm në këtë botë!”. Dhe heshti, si i këputur në mes! Ja rrëmbeva nga duart e nisa t’i shfletoj i etur e gati i mahnitur. Një e nga një.Si të shfletoja një libër të shënjtë e të zëshëm. Duke ndjerë mermëritjen e këtij njeriu të vaçantë, skrupuloz ndaj artit e ndaj shokut të tij me të njëjtin emër. Në ato çaste qe si i “harruar nga bota”, por nën flatrat e një admirimi e dashurie të pashoqe….

-Vë re Mihal,-i them unë, duke mbajtur nëpër duar fotografitë,-se ke fotografi edhe më të hershme nga të “Teatrit të Mëhallës”, ku të puqi “ylli” me Mihal Popin. Dhe për çudi, ti vije nga Korça e ai nga Shkodra…

Mihali kishte një pamje të qetë, por sa niste të fliste, bëhej tepër energjik dhe donte t’i “zbrazte”menjëherë ato që kishte në mëndje e në shpirt…Mi tha një e nga një brengat e jetës së tij të varfër, qysh kur mbeti jetim në rrugët e Korçës, i uritur e pa dashurinë prindërore, se si futej vjedhurazi në shfaqjet që bënte shoqata “vatra” e se si rritej herë me bukë e herë pa bukë, heraëherës edhe pa strehë, gjersa hyri që i vogël në punë në fabrikën e cigareve. Qe viti 1922. E më duket se e kamte një fotografi nga shfaqja ime e parë e atij viti,-shtoi ai me nxitim duke u përpjekur të gjente syzet me një bisht të këputur e të lidhua me një spango të trashë. Ja, këtu jam. Mezi dukem… Se vija i imtë nga shtati dhe isha i shkurtër qamet. Kjo ka qenë shfaqja ime e pare, e shkruar nga Foqjon Postoli e quhej “Detyra e mëmës”…Dhe pastaj ndali, i zhytur ndër kujtime ngazëllyese, me sytë që i ndritën, si me nje dritë qiellore,,,,

-Po në Tiranë si erdhe, i shtyrë nga pasioni për teatrin , aponga vetmia e jetimit?

-Nga të dyja bashkë. Po edhe nga një e tretë, nga që s’dija nga të përplasesha , që u bë më e para se dy të tjerat. Qe viti 1929,-vazhdoi ai si zgjidhi nga veshi spangon e syzeve të trasha. Po edhe në Tiranë mbeta rrugëve, Më bënin zorrët “demostratë”, si i thonë. Gjersa gjeta punë në një shtypshkronjë. E me duhej të mbushja barkun me bukë, para se të kërkoja ata që bënin shfaqje e, tek ecja rrugëve, perëndia më puqi me Mihal Popin e Xhevat Serezin, tek kishin ngritur një skenë me dërrsa e me një një batanije përpara, si perde teatri,në një lagje të Tiranës. Aty qenë mbldhur gjithë ata fëmijë! E kur mbaroi shfaqja, unë isha i vetmi qe nuk u ngrita nga nje arkë, ashtu i shushatur. Ata, Mihali me Xhevatin, me shkundën nga supet , qeshën me mua, dhe, si morën vesh hallet e mia, më mbajtën e më morën me vete. Kështu që u bemë tre, gjithmonë të pandarë, derisa erdhi viti 1945 e na thirrën në Teatrin Popullor, ku menjëherë nisëm të vëm në skene, shfaqjen e parë, “Topuzin”, ku emëri im figuron pas emrit të Mihal Popit e të Xhevat Serezit. E që atëhre, do të vija i dyti a i treti..Po edhe i fundit të isha u bera me krahë lumturie . Teatri prej pupuliti që kishin ngritur italjanët për qejfet e tyre, më dukej si një “Shtëpi e Madhe”.Se kishim edhe “zjarr në zemeë”. Po ishim edhe me fat, nga që ne amatorëve na ndihmone regjisori Sokrat Mio që kishte studjuar në Francë. Dhe me të vum në skenë pjesën “Gjido” (Dashnori) që e përktheu ng serbishtja dhe e përshtati për ne, Mihal Popi. Përsëri kisha një rol “të vogël”, po unë i bëja me qejf, që të linin mbresë…

-Ja, i dashur adash,-e ndërpreva unë,-edhe sot e mbaj mënd një rol që ti ke lozur pas viteve 50-të, Luka Lukiçin , tek komdia “revizori” i Gogolit. Më dukeshe atëhere si një njeri që e ka lëpirë macja. Hahahahaha… Dhe kështu më ke mbetur në kujtesë. Isha dhe unë një fëmijë që më kishin sistemuar në konviktet e shkollës teknike të Fulcit, pas aksidentimit të prindërve…

Qeshi dhe Mihali me gjithë zemër. Pastaj mi rrëmbeu tufën e fotografive, lidhi përsëri spangon e bishtit të thyer në vshin e majte dhe nisi ti veçoje fotografitë sipas roleve. Ja një rol episodik në komedine “Prefekti”. Këtu jam te “Halili e Hajria”, Këtu te “Dasma e Madhe”, bile me një emër personazhi që quhet Jovan Myzeqari. Edhe tek “I çuditëshmi” e kam një emër, Aleko. Tek “Përmbysja” nuk e mbaj mënd, po ja ku jamte. As te “Proçesi i Laipsigut” nuk kisha emer personazhi, po ama bëja pjesë në trupin gjykues ndaj Dimitrovit. Mirepo Kujtim Spahivëgli më ka habitur kur më besoi rolin e komandantit në dramën “Fubsosja e skuadrës”. “E ç’komandant do jem unë, o Kujtim?!”,i i thashë. “Ti je një komandant i veçantë, sepse je një artist i veçantë”,-mu përgjegj ai

-E sheh Mihal, asnjëherë nuk t’u ndanë rolet e vogëla? Po ti i punove ato me dashuri e me serjozitetin e nje artisti të veçantë, me vullnetin e këmbënguljen e nje aktori të lindur e të përkushtuar, si edhe me skrupulozitetin e një argjendari. Se, nëqofë se ti, tek komedia e Shekspirit “Gratë gazmore të Uindstorit” luajte një mikro rol, patët thuaje të njejtin shkëlqim me Mihal Popin që lozi kryerolin e Fallstafit! Natyrisht që Mihali ka vëndin e vet, ngaqë është i papërsëritshëm, unikal si figurë Shekspiriane e si artist i mëvetshëm, po edhe Mihal Stefa, që shkëlqeu me rolet e tij “të vogëla”, nuk bie më poshtë.

Mihali i hoqi syzet e i la varur në veshin e djathtë. Sytë e tij të zbardhëllyer, si prej xhami, u njomën. Dora që mbate fotografitë u drodh pakëz e ato ranë përdhe. Nuk lëvizi. Një emocion i beftë e kishte pushtuar, ndajë edhe nuk foli më. U ula që t’i mblidhja ato fotografi që përmbanin copëra jete, tërë ato pamje e fytyra personazhesh, me emër e pa emër, por që ishin një krijimtari e gjatë e fort e talentuar e martirit të skenës, Mihal Stefa.

Ai vdiq po aq i varfër sa edhe ishte, po aq i vetmuar, si njeri pa njeri. Nuk e gëzoi dot tërë jetën e vet, pëkëdheljen e nënës, nuk e njohu ngrohtësinë dhe dashurinë e gruas, nuk e provoi emocionin drithërues të një fëmije. Gjithë dashuria e tij përmblidhej brenda hapësirës skenike, e cila i dha edhe ngazëllimet e bukura të shpirtit. Rrallë se gjen nëpër botë një njeri e artist të tillë, që të jetoj gjithë jetën me rolet dhe të vdes po me rolet e veta, në një shtëpi primitive prej qerpiçi..Të këputet shpirti kur e kujton këtë NJERI E ARTIST TË RRALLË, që në vënd të lavdisë e mbuloi harresa!/ Kujtime nga Miho Gjini

Botuarnë librin “JETË ARTISTESH”, nga Sh,B, Dituria, Tiranë, v. 2001