Një vajzë britanike e përdhunuar gjatë pushimeve në ishullin grek të Kretës ka sulmuar policinë greke, pasi këta të fundit kanë akuzuar babain e saj për krimin.
33-vjeçarja, emri i së cilës nuk mund të përmendet për arsye ligjore, akuzoi policët se e lejuan përdhunuesin e saj të ‘bridhte i lirë’ ndërsa akuzuan gabimisht babain e saj 62-vjeçar për sulmin seksual.
Ndërkohë policia greke thotë se i moshuari i bëri gjeste të turpshme vajzës së tij në një lokal ku të dy po pinin javën e kaluar. Madje sipas tyre e goditi në fytyrë, më pas e tërhoqi zvarrë në një plazh të shkretë dhe e përdhunoi.
62-vjeçari u arrestua të shtunën, ndërsa dje doli në gjykatë, por e reja ka folur për MailOnline duke thënë se babai i saj ishte kthyer në hotelin e tyre në kohën e sulmit dhe se ajo është ‘100%’ e bindur se provat e ÇTV dhe mostrat e ADN-së të mbledhura do ta pastrojnë atë nga akuzat.
Ajo tha: “Mund t’ju them 100% se ai nuk më përdhunoi. Unë jetoj me babain tim në Britani të Madhe, isha me pushime me të në Greqi dhe ai është babai më i mirë në botë. Nuk ka mundësi që ai të bëjë diçka kaq të neveritshme. Këtë ia kam thënë policisë greke, por ata thjesht po më injorojnë. Kjo është një situatë tepër stresuese, traumatike, por ka shpresë për ne. Na është thënë nga gjykatësi se nëse testi i ADN-së i babait tim e pastron atë, atëherë ai do të jetë i lirë të shkojë”.
Gruaja shkoi në polici të enjten javën e kaluar për të raportuar se ishte përdhunuar. Ajo pranoi se ishte e dehur në atë kohë dhe policia thotë se nuk mban mend asgjë për sulmuesin e saj, përveçse ai kishte veshur rroba të bardha.
Policët thuhet se kanë mbledhur prova ÇTV që tregojnë se babai i gruas, i veshur me të bardha e rreh dhe më pas e sulmon seksualisht.