FIFA ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku nëpërmjet një karikature njofton se po afron momenti për Botërorin e Katarit.
Për të sheshuar sadopak zjarrin e ndezur mes Zvicrës dhe Serbisë për shkakun e asaj që ndodhi më parë, është vendosur Granit Xhaka duke përqafuar kapitenin e Serbisë, Dustan Tadic.
Një gjë të tillë nuk mund ta pranonte “Kurir” që pyet: “A është një gafë e madhe e FIFA-s apo provokim i tyre? Granit Xhaka na ka provokuar me shqiponjën.
Tani ne pyesim veten, çfarë mesazhi duan të tregojnë me këtë foto”, shkruhet në “Kurir”.