osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama nga Kievi: Do rindërtojmë një lagje në Irpin! Abazoviç: Mesazh që Europa të bëjë më shumë! Zelensky: Ukraina dhe Ballkani meritojnë të jenë në BE

Rama nga Kievi: Do rindërtojmë një lagje në Irpin! Abazoviç: Mesazh që Europa të bëjë më shumë! Zelensky: Ukraina dhe Ballkani meritojnë të jenë në BE

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia.

Kjo për 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç është një mesazh i fortë për Bashkimin Europian, që duhet të bëjë më shumë. Vendimi iu bë i ditur ballë për ballë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në konferencën e përbashkët për shtyp, që kulmoi vizitën e tyre disa orëshe në Kiev.

Rama teksa dha lajmin për rindërtimin e një lagjeje në Irpin, nga ku ishte vetë dëshmitar i pasojave shkatërruese të luftës, nuk nguroi edhe të “thumbonte” Bashkimin Europian.

“Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve, për familjet dhe fëmijët e Irpin. BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave”, tha Rama, me shpresën se do t’i bashkohet dhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, e Kosova.

Ukraina pret që të merr statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe 2 kryeministrat Rama e Abazoviç kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj popullit të Ukrainës në këtë rrugëtim në familjen Europiane. Rama tha se nuk do nervozoheshin aspak, pse BE-ja do të anëtarësonte Ukrainën, ndërkohë që Shqipëria vijon të pres ditën jeshile.

Të njëjtin mesazh e përcolli edhe Abazoviç.

“Nuk kemi asnjë problem nëse BE i jep statusin kandidat Ukrainës, askush nuk duhet të thotë jo se po t’ia japim Ukrainës, këta të tjerët që po procesin do bëhemi nervoz, jo nuk ndodh kështu”, tha Rama.

“Nuk duhet të zgjatet shumë me çështjet e procedurave, për plotësimin e kritereve”, tha Abazoviç.

Në vazhdën e këtyre deklaratave, edhe Zelenskyy tha se Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, nuk duhet të shihen si rivale, por mbështetëse të njëra-tjetrës, pasi të gjitha e meritojnë integrimin në familjen Europiane.

“Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia, duhet të integrohen në BE, nuk jemi rivalë, por plotësojmë njëra-tjetrën”, tha Zelensky.

Kjo konferencë për shtyp përmbylli vizitën gati 1 ditore në Ukrainë, ku së bashku me Abazoviç panë nga afër pasojat e luftës që ushtria ruse po kryen atje që prej 24 shkurtit. Pas vizitës 12-orëshe me tren, dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas në Kiev. Vizita e tyre nisi në Bucha, e më pas në Borodyanka e Irpin, tre ndër qytetet e prekura nga masakrat dhe varret masive të civilëve.

Më pas ata vizituan ekspozitën për luftën ruso-ukrainase, ku panë të dokumentuara tmerret me të cilat është përballuar populli ukrainas. Vizita vijoi me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Në këtë vizitë zyrtare, Rama ishte i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.