Në një postim në mediat e tij sociale, lideri ukrainas shprehet se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështetin dhënien e statusit të Ukrainës kandidat për t’u anëtarësuar në BE.
Sipas Zelenskyy-t, në rrugën evropiane Ukraina dhe tre vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit.
Me aq sa shprehet presidenti ukrainas, me Ramën dhe Abazoviç zhvilloi biseda produktive.
“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!” Shkruan lideri ukrainas në një postim në Facebook.