osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si po përpiqen “ushtarët” e Albin Kurtit ta denigrojnë Dua Lipën

Si po përpiqen “ushtarët” e Albin Kurtit ta denigrojnë Dua Lipën

Festivali i njohur, “Sunny Hill”, nuk do të mbahet në Prishtinë. Kështu ka njoftuar Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa. Tanimë, “Sunny Hill”-i do të mbahet në Tiranë.

Dukagjin Lipa ka bërë të ditur se, pas injorimit nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe asamblistëve të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, ka vendosur që ta zhvendosë festivalin në Tiranë.

“Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë”, shkroi mes tjerash.

Tutje, Lipa shtoi se përkundër faktit që kanë hyrë në vitin e tretë të pritjes së mbylljes së kësaj çështjeje, ende nuk ka finalizim.

Menjëherë pas njoftimi të Lipës, përkrahës të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti u lëshuan në sulm ndaj Dua Lipës dhe babait të saj.

I pari që reagoi në lidhje me këtë çështje ishte Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LV-së në Prishtinë.

Në postimin e tij në Facebook, të cilin e përfundoi “me respekt”, tha se e mirëpret heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë, bile la të kuptohet se ka pasur pazar.

“Të dashur qytetarë, duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë. Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, shkroi ai në Facebook.

Përveç Sveçlës, përkahësit e LV-së filluan të publikojnë një fotografi të Dukagjin Lipës dhe kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, e cila e mbante mbishkrimin ”Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën – bëhuni gati”.

Fotografia e cila tash po shpërndahet me të madhe është bërë vitin e kaluar më 12 qershor 2021.

E kjo fotografi po tentohet që të përdoret tani kur “Sunny Hill”-i është zhvendosur në Tiranë, kinse Dukagjin Lipa ka pasur marrëveshje më herët me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj, që të mbahet atje festivali.

E vërteta e fotografisë qëndron për krejt diçka tjetër dhe jo për “Sunny Hill”, siç po tentohet të përdoret.

Kjo fotografi ka të bëjë me organizimin e një ngjarje, meqë Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Askund nuk theksohet se “Sunny Hill”-i është ‘gatuar’ më parë që të shkojë në Tiranë e të mos mbahet në Prishtinë.

Për më tepër, edhe Qeveria e Kosovës konfirmoi se ka kërkuar dokumente shtesë për festivalin “Sunny Hill”.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se i është kërkuar vendim i shpejtë për “Sunny Hill”.

Në anën tjetër, në Tiranë u prit me entuziazëm lajmi se “Sunny Hill” do të mbahet atje.

I pari i Tiranës, Erion Veliaj, për Nacionale ka thënë se kryeqyteti i Shqipërisë është i përgatitur për të pritur ngjarje të mëdha duke shtuar se është një prestigj i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar që një festival i tillë organizohet aty.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu i është gëzuar lajmit që “Sunny Hill” do të organizohet në Tiranë.

Rama e ka vlerësuar këtë si një lajm të mirë, duke shtuar se “Sunny Hill” po vjen në Tiranë dhe se në muajin gusht Dua Lipa dhe të ftuarit e tjerë do t’i ndriçojnë netët e Tiranës.

Ndryshe, Gazeta Nacionale ka raportuar për një mbledhje që u mbajt javën e kaluar, e të cilën e kishte udhëhequr Albin Kurti – e ku po merrte pjesë Përparim Rama dhe disa ministra e ku temë diskutimi ishte “Sunny Hill Festival”.

Në këtë takim, Kurti e varrosi ëndrrën e qindra mijëra të rinjve për organizimin e “Sunny Hill”-it në Prishtinë.