Janë zhvilluar mbrëmjen e sotme ndeshjet e radhës së Ligës së Kombeve.
Në Ligën A në Grupin 3 dhe 4 u zhvilluan takime dhe pati rezultate interesante.
Në Grupin 3 Hungaria fiton në transfertë ndaj Anglisë me shifrat 0-4. Golat u realizuan në minutën e 16’ dhe 70’ nga Sallai, 80′ nga Nagy dhe në minutën e 89’ Gazdag.
Me këtë fitore hungarezët marrin kryesimin e grupit me 7 pikë, ndërkohë që Anglia renditet e fundit me 2 pikë.
Po në këtë grup, Gjermania fiton me shifrat 5-2 ndaj Italisë. Kimmich do të shënonte në minutën e 10′ dhe 45+4’ Gundogan me penallti, 51’ Muller, 68’ dhe 69’ Werner, ndërsa për italianët shënuan në minutën e 78’ nga Gnonto dhe Bastoni në minutën e 90+4′.
Holanda ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Uellsit, duke marrë kështu kryesimin e grupit 4 të League A. Ndërsa Polonia është mundur në shtëpi nga Belgjika, me rezultatin që u vulosi nga goli i Batshuayi në minutën e 16’, i cili u dhuroi fitoren belgëve.
Pas këtij takimi Belgjika renditet në vend të dytë të grupit 4 të League A me 7 pikë, teksa Polonia renditet në vend të 3-të me 4 pikë.