Ngjarje e rëndë në Spanjë. Një nënë 32-vjeçare shqiptare akuzohet se ka vrarë fëmijën e saj dyvjeçar dhe se ka ushtruar dhunë dhe mbi binjakun tjetër. E ndërkohë, në gjendje dëshpërimi ka tentuar të vrasë veten, por e kanë kapur duke e mbyllur në psikiatri.
Sipas mediave spanjolle që citon noa.al, shqiptarja ka telefonuar policinë të shtunën duke thënë se në banesën e saj në Alicante ndodhej në gjendje kritike djali i vogël, pasi kishte pësuar një goditje të rëndë sepse ishte rrëzuar.
Nëna shpjegoi se djali ishte pa ndjenja pak pasi pësoi goditje teksa luante me top.
Në banesën e saj në Alicante, rajoni i Bigastros ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë trupin e dyvjeçarit, por pas autopsisë u vu re se në trupin e djalit kishte shenja mavijosjeje dhe kocka të thyera që dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e dhunës së ushtruar.
Policia tha se fëmija kishte vdekur për shkak të arrestit kardiorespirator.
Ndërkohë që edhe në trupin e binjakut tjetër u gjendët shenja dhune.
Nëna u shtrua në repartin psikiatrik të Hospital de la Vega Baja pasi dyshohet se bëri tentativë vetëvrasjeje. Ajo ka dalë nga spitali dhe ndodhet në paraburgim.
Nëna po hetohet për shkaqet që e nxitën të ushtronte dhunë.
https://www.elespanol.com/alicante/vega-baja/20220614/accidente-domestico-homicidio-detenida-madre-alicante-matar/680182349_0.html