osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama dhe Ahmetaj i dorëzuan Doganën e Tiranës, SPAK asnjë hetim për vjedhjet e frikshme të halldupit të naftës Luigj Aliaj përfituesi më i madh i qiradhënies shtetërore

Rama dhe Ahmetaj i dorëzuan Doganën e Tiranës, SPAK asnjë hetim për vjedhjet e frikshme të halldupit të naftës Luigj Aliaj përfituesi më i madh i qiradhënies shtetërore

Shqiptarët dhe Shqipëria vidhen çdo ditë me kontrata korruptive dhe klienteliste nga i njëjti grusht njerëzish, ndërsa SPAK vijon të merret me kanale dhe arka peshku.

Shqiptarët vidhen përmes tenderave, koncensioneve, ankandeve, investitorëve strategjikë, çmimit të naftës, bukës, vajit, tjetërsimit të pronave publike, lejeve, monopoleve etj., por vidhen masivisht edhe nga shpenzimet e panevojshme dhe sidomos kontratat e qirasë.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama nga viti 2017 deri në dhjetor të vitit 2021, ka shpenzuar rreth 23 milionë euro në kontrata qiramarrje.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, kostoja e qiramarrjes për buxhetin e shtetit gati u dyfishua, nga 3.71 milionë euro në 837 milionë lekë 7.31 milionë euro.

Këto shpenzime përfshijnë disa lloj kategorish qiramarrje, përfshirë ambiente dhe prona rezidenciale, mjete transporti dhe pajisje teknologjike.

Institucioni buxhetor që ka shpenzuar më shumë për kontrata qiramarrje gjatë vitit 2020 ka qenë Bashkia e Tiranës, e ndjekur nga Dogana e Tiranës, Drejtoria e Përqasjes Juridike Ndërkombëtare, Drejtoria e Përgjithme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Megjithatë, pagesat e Thesarit janë vetëm një pjesë e parave publike që paguhen për qiramarrje, pasi një pjesë e rëndësishme e kontratave lidhen nga kompanitë shtetërore.

Përfituesi më i madh i dhënies së shtetit shqiptar me qira, është përfaqësuesi i kartelit të naftës, Luigj Aliaj, Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve.

Përmes kompanisë ‘Continental’, Aliaj, si aksioner dhe administrator i saj, ka marrë në dorëzim Dogën e Tiranës që nga qeverisja e Sali Berishës, i cili i dha një mjedis pa shpërblim të doganës së Tiranës në terminal, ku mblidhte të ardhura nga qiradhënia e zyrave për agjencitë doganore dhe shërbimet e tjera të ofruara ndaj bizneseve.

Kur erdhi Edi Rama në pushtet e anuloi vendimin, me qëllim për t’u futur në pazar vetë.

Dhe skema funksionoi. Tre vjetë më vonë, Edi Rama e miratoi sërish zonën doganore që kishte shfuqizuar pas ardhjes në pushtet.

Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave më 12 tetor 2016, qeveria rishpalli terminalin e Aliajt si zonë të ‘përhershme doganore’, ndërkohë që autorizoi Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që të rinegociojë kontratën e qirasë lidhur me shoqërinë “Continental”.

Një vit më vonë, me propozim të ish-ministrit të Financave, simbolit të korrupsionit Arben Ahmetaj, qeveria autorizoi Drejtorinë e Doganave të amendonte kontratën e qiramarrjes me shoqërinë “Continental Group” sh.a.

Sipas kontratës së ndryshuar, qiradhënësi hiqte dorë nga detyrimi që kontrata e mëparshme vendoste mbi të gjithë operatorët e regjistruar në qarkun Tiranë që t’i kryenin zhdoganimet në terminalin e Vorës, si dhe nga pretendimet për shkaktim dëmi dhe kamatëvonesa ndaj qeverisë.

Ndërkohë, Drejtoria e Doganave si qiramarrës pranonte të paguante një qira direkte me vlerë 5.3 milionë lekë në muaj pa TVSH, për zyrat e adminstratës, magazinën dhe hapësirën e parkimit të automjeteve.

Për shkak se marrëveshja midis “Continental” ka një kohështrirje 25-vjeçare, pritet që kostoja e qiramarrjes që i ngarkohet buxhetit të shteti të kapë një vlerë më të madhe se 13 milionë euro.

Rinegocimi i kontratës i ka dyfishuar të ardhurat nga qiraja për Continental, nga 450 mijë euro në vitin 2017, në970 mijë euro në vitin 2018.

Rinegocimi i kontratës përmes ndryshimeve ligjore është bërë në dëm të qytetarit dhe të buxhetit të shtetit.

Vjedhja është flagrante, por pyeja që ngrihet është: A ka këllçe SPAK të administrojë këtë dosje korrupsioni me fije të lidhura me Ramën, Ahmetën dhe klientët e tyre që po plaçkitin Shqipërinë?