10 ditë që është hapur, ngordh luani në Kopshtin Zoologjik? Pak ditë më parë Erion Veliaj Dhe kryeministri Edi Rama hapën dyert e koshtit të ri zoologjik i cili është rikonstruktuar me 7.4 miliardë lekë të vjetra.
Vizitorët këto ditë kanë qenë të shumtë. Kopshti zoologjik ka rikthyer kafshët e egra që fëmijët i duan shumë dhe një prej tyre është luani, mbreti i kafshëve.
Por pa kaluar shumë kohë, diçka ka ndodhur me luanin pasditen e sotme. Në foton e mëposhtme mund të shihet luani i mbështjellë me një thes jeshil duke u larguar nga kopshti zoologjik.
Ende nuk dihet nëse luani ka ngordhur apo jo por kjo është paksa e çuditshme duke ditur se as 10 ditë s’kanë kaluar që kur ai ka hyrë në kopshtin zoologjik. Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës nuk mungojnë gjelat, pulat, rosat, patat, lepujt, gomerët, dhitë apo lopët.
Një hapësirë e madhe është vënë në shërbim të tyre dhe kukullave plastike që gjenden kudo nëpër park.Ndonëse shumë prisnin të shihnin një elefant apo një gjirafë, këto kafshë nuk gjenden në kopshtin zoologjik.
Nga bota e egër janë luani, tigri, ujku, dhelpra, arinjtë, lama, kaproj dhe struca.Po ashtu, vizitorët do mund të shohin edhe shpendë që nga shqiponja, skifterët, bufat, dhe papagallë.
Një tabelë tregon dhe vendin e lëmurëve, një specie që rritet në Madagaskar, por që nuk kanë ardhur ende për t’u vendosur në kopshtin zoologjik.