Deputeti i PS, Arben Pëllumbi tha se arrestimi i ish-kreut të PS, Fatos Nanos, shikohej si një aspekt që kjo forcë të shpërbëhej.
Pëllumbi tha se PS u pozicionua në mbështetje të Nanos, dhe fatkeqësinë e tij e përdori për t’u ngritur.
Pëllumbi: Arrestimi i Fatos Nanos shikohej si një aspekt që me largimin e Fatos Nanos, brenda PS do të fillonin grupime të caktuara për ta shpërbërë këtë forcë.
Kjo u sponsorizua dhe nga pushteti. Por PS u pozicionua saktë dhe qartë në mbështetje të kryetarit në burg. Fatkeqësinë e tij e përdori për t’u ngritur. Pra u ndërtua kauza mbi sakrificën.