Franca duket se nuk e ka marrë seriozisht Nations League, teksa pas 3 sfidave pa fitore, as sonte nuk e gjejnë dot triumfin. Dukej si ndeshja e duhur kjo në shtëpi me Kroacinë për të marrë 3 pikët e para, por në Stade De France erdhi një tjetër disfatë, tani me shifrat 0-1.
Minuta e pestë do sillte episodin më të rëndësishëm të takimit. Kroatët fitojnë penallti dhe Modric me eksperiencën e tij, nuk fali. Pavarësisht rasteve, deri në fund rezultati mbetet i pandryshueshëm.
Në grupin e Shqipërisë, Islandë-Izrael përfundoi 2-2. Ekipi i Vidarsson bëri gjithçka vetë në pjesën e parë, teksa kaloi në avantazh fillimisht me Thorsteinsson në minutën e 9-të, ndërsa ekipi është i pafat në minutën e 35-të pasi një autogol i Gretarsson vendos ekuilibrat.
Gjithsesi, kjo nuk demoralizon aspak islandezët që rigjejnë avantazhin me Helgason në minutën e 60-të. Izraeli tregon karakter dhe rikthen gjithçka nga e para me Peretz.