Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski, nuk do ta vizitojë Kievin në vizitën që do të kryhet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe shefi i ekzekutivit të Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Qeveria e Maqedonisë ka bërë me dije se arsyeja e refuzimit të kërkesës është sepse agjenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.
“Ftesa për një vizitë e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelensky i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht.
Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, njofton Qeveria.