osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Juristi Romeo Kara: Pse i besoj dëshmisë së Dumanit, krimet ku është i zhytur Meta dhe provat për korrupsionin e Berishës?!

Juristi Romeo Kara: Pse i besoj dëshmisë së Dumanit, krimet ku është i zhytur Meta dhe provat për korrupsionin e Berishës?!

Juristi Romeo Kara ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Pamfletin”, se dëshmia e Nuredin Dumanit kundër Ilir Metës qëndron. Sipas tij, Presidenti është i zhytur në shumë krime e afera të mëdha në këto 30 vite.

-Lexo edhe:
Nga dënimi në Greqi te kandidimi në zgjedhje, si Agim Kajmaku i shpëtoi drejtësisë dhe çfarë deklaronte Edi Rama
23 vite nga çlirimi i Kosovës/ Fjalimi historik i gjeneralit Clark, si e paralajmëroi Millosheviçin

Në intervistën për “Pamfletin”, Kara shprehet që Meta mund të jetë i implikuar edhe në krime të tjera. Po ashtu ai ka dhënë detaje se përse LSI ka lakmuar gjithmonë Lezhën.

“Unë kam një perceptim deri në bindje se, Ilir Meta është përfshirë edhe në ngjarje të tjera të tilla. Siç duket u bë traditë tashmë që, mandatet e LSI-së në qarkun e Lezhës të lahen me gjak. Ju duhej patjetër Lezha dhe porti i Shëngjinit, prandaj deleguan veten aty edhe pse nuk i lidh asgjë me Lezhën. Unë jam i prirur t’i besoj deklaratat e Dumanit, ashtu siç kam besuar edhe deklarimet e Tom Doshit lidhur me Metën”, shprehet ai.

Kara ka bërë dhe një lidhje me një arsenal armësh që u sekuestrua një vit më parë. Ai ka ngritur pikëpyetje nëse ato armë janë të lidhur me presidentin në largim.

“Janë kapur disa baza me armë në Tirane dhe rreth saj pak javë përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar. Pse nuk flitet për to dhe a kane lidhje ato me deklaratat e Metës për rrëmbimin e sfurqeve dhe sëpatave? A ka lidhje çatrafilimi publik i Metës, pak dikë përpara zgjedhjeve, kur u kapën këto armë, kur dështoi greva e dirigjuar e kontrolloreve të trafikut ajror, për të krijuar një krizë së paku dyjavore dhe kur 8500 trupa amerikane u stacionuan në momentin e duhur në Shqipëri? Jam kurioz të di: a ka ndonjë pjesëtar të llumit kriminal në Shqipëri të cilin Meta nuk e njeh apo nuk e ka takuar? Sa prej tyre u ka krijuar mbrojtje, pasurim të shpejte dhe favore në këmbim te shërbimeve të tyre?”, ka shtuar më tej juristi.

Po ashtu ai ka treguar se si Meta, gjithmonë është politikani që akuzohet për të gjitha krimet e mundshme. “Meta akuzohet për korrupsion, për lobim te paligjshëm nëpërmjet parave të pista, pastrim parash, pasurim të pajustifikuar, vrasje dhe cenim serioz të figurës se presidentit. Nëse do t’i kishte mbetur një fije nderi dhe burrërie, ai do të duhej t’i kishte tërhequr këmbëzën vetes, por ai nuk është Edvin Romel. Kur nuk ke turp të gjitha i bën, rron edhe për t’u bërë qepaze nga bota”, shprehet Kara.

Juristi është ndalur dhe te Sali Berisha. Sipas tij, provat për korrupsionin e ish-kryeministrit janë të pafundme. Kara shprehet se nuk mjafton boja që të shkruash të gjitha aferat e Berishës. “Ai jo vetëm që është vetë i korruptuar, por gjithashtu ka frymëzuar korrupsionin tek vartësit e tij, të cilët kanë qenë në garë reale kush e kush të vjedhë sa më shumë. Duhet shumë kohë, letër e bojë të shkruhet i gjithë korrupsioni berishian”, shprehet ai.

Sa i takon lëvizjeve të Berishës për të marrë PD dhe betejës me amerikanë, Kara deklaron se nuk është asgjë tjetër veçse luftë për mbijetesë.

“I anatemuar më i zi se katrani nga State Department, Berisha ndoqi një strategji diabolike, duke bindur pasuesit e tij se, vetëm ai do ri rikthente në pushtet, duke pasur garanci të plota europiane, në vend të atyre amerikane, tashme të fshira përfundimisht, prej 19 Majit 2021, duke e shpallur atë familjarisht “non grata”.

Çmendurisht ai kërkon të bindë pasuesit e tij se, ai është më i fortë se kurrë, aq sa i ka ngelur pa thënë vetëm shprehjen brilante të Anri Balajt, “o sa mirë me qenë non grata”. Në njëfarë kuptimi ai ka të drejtë se, të gjithë horrat e këtyre 30 viteve po thonë: o sa mirë me qenë hajdut, pis, kur*ë, fundërrinë, i pabesë dhe i pafe”, deklaron ai në intervistën ekzkluzive për “Pamfleti”.

INTERVISTA E PLOTË

-Zoti Kara, ju keni qenë ndër personat që keni folur për vite të tëra për korrupsionin politik. Keni bërë dhe padi. Si e shini sistemin e drejtësisë sot?

Unë konstatoj sot një sistem drejtësisë të molepsur në të gjithë tërësinë e tij, të paaftë dhe të padenjë për të përmbushur misionin e tij, që është dhënia e drejtësisë, paanësia në gjykim, pavarësia nga çdo pushtet tjetër përveç ligjit, zgjidhës i problemeve civile e penale, të ofrojë drejtësi për të gjithë, të mbroje të pafajshmit, të dënoje kriminelët dhe të siguroje një proces të drejtë drejtësie për të ndihmuar në ruajtjen e rendit në të gjithë vendin, si dhe te mbaje qytetarët tanë, jetët, pronat, liritë dhe dinjitetin e tyre të sigurta.

Ky sistem pësoi një rënie të menjëhershme në kolaps, pasi rinovimi i tij i ngadalshëm, nuk i përshtatet situatës reale, jo vetëm kapacitetit, por edhe vetë moralit për të cilin kemi nevojë, sepse nuk u bë një zëvendësim i menjëhershëm brenda disa muajve në onblock, i gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Njerëzit tashmë janë të lodhur me këtë reformë të avashtë, tallëse dhe e paefektshme, e cila po i shërben zgjatjes së jetës të mëkatarëve të cilët kanë marrë peng këtë vend përfshirë edhe sistemin e drejtësisë.

Ne kishim nevojë për një revolucion të shpejtë në sistemin e drejtësisë dhe jo për një zvarritje shumë vjeçare vettingu, e cila ka humbur çdo sens tashmë.

–Ajo qe vihet re është se ka një protagonizëm të Sali Berishës. Ju keni bërë dhe padi ndaj tij. Si e shihni faktin qe Berisha po mundohet të mbajë kreun e PD. A po e përdor partinë si bunker?

Sali Berisha gjithmonë e ka përdorur PD-në, çdo njeri rreth tij si dhe vetë vendin e tij. Ai është narcisti i parë i kësaj politike 30-vjeçare dhe si i tillë për të nuk ka rëndësi asgjë tjetër veç tij, egos së tij, emrit dhe lavdisë së tij si dhe interesit të tij.

Për të nuk ka rëndësi çfarë thotë, por ajo çfarë ajo arrin nëpërmjet demagogjisë së tij. Ai tashmë nuk duhet vlerësuar kurrsesi nga ajo çfarë thotë, por nga ajo çfarë ai ka bërë këto 30-vite në politikën shqiptare.

Ai është tashmë simbol i rrënimit të Shqipërisë dhe shpresës së shqiptarëve për një jetë më të mirë, normale dhe të qetë në vendin e tyre, i shkatërrimit dhe vjedhjes së kapaciteteve ekonomike të vendit, vrasjes së demokracisë dhe lirisë së vërtetë që në momentet e para të saj si brenda PD-se ashtu edhe në Shqipëri si pengmarrës i vendit të tij në çdo aspekt. Sali Berisha tashme u rikthye i detyruar në krye të një pjese të PD-së.

Sapo Berisha filloi rishtaz emërimet ne PD, edhe pse premtoi se, do të luftonte për votën e lirë, duke filluar nga brenda PD-se, Unioni i Partive Popullore Europiane bëri një reagim të paprecedentë, por tërësisht të qartë: heqjen e të drejtës së votës të PD-se, në Kongresin e Partive Popullore Europiane.

Mesazhi është i qartë: tashme hallet personale të Berishës do të kthehen në hallet e asaj pjese të PD-së, që do të rreshtohet pas tij. I anatemuar më i zi se katrani nga State Department, Berisha ndoqi një strategji diabolike, duke bindur pasuesit e tij se, vetëm ai do ri rikthente në pushtet, duke pasur garanci të plota europiane, në vend të atyre amerikane, tashme të fshira përfundimisht, prej 19 Majit 2021, duke e shpallur atë familjarisht “non grata”.

Çmendurisht ai kërkon të bindë pasuesit e tij se, ai është më i fortë se kurrë, aq sa i ka ngelur pa thënë vetëm shprehjen brilante të Anri Balajt, “o sa mirë me qenë non grata”. Në njëfarë kuptimi ai ka të drejtë se, të gjithë horrat e këtyre 30 viteve po thonë: o sa mirë me qenë hajdut, pis, kurvë, fundërrinë, i pabesë dhe i pafe.

Është pikërisht ky ekstrakt llumi që rrethon të gjithë liderët e politikës, qofshin ata pushtetarë apo ish-pushtetarë dhe që i kanë hipur kalit të pushtetit duke marrë në duar frerët e shtetit.

Për ta Berisha është perëndi, frymëzim, garanci dhe shembull për t’u ndjekur, pavarësisht damkës së turpit të dhënë nga State Department. Ata e kuptojnë fare mire realitetin dhe riskun duke pasuar non gratën, por e kane të pamundur të ndahen prej tij.

Me sherr, shpifje, tentativa sulmi për pushtim zyrash, vendime te gjykatave jo të formës së prerë etj, Berisha ka nisur një aksion politik të paprecedentë, të paskrupullt dhe të pasens.

Rrjedha e ngjarjeve, analiza e plotë dhe e ftohtë e fakteve, na forcojnë deri në bindje atë që: Berisha është në një hall shumë të madh, jo vetëm ai, por edhe familja dhe klani i tij, se ata janë të mbaruar politikisht dhe ligjërisht dhe luftojnë vetëm për ekzistencë.

Të gjitha rrugët, mjetet dhe format, që shmangin përballjen e tij me drejtësinë, do të jenë axhenda e tij. Jo vetëm e tij, por e çdo të ngjashmi me të, pavarësisht flamurit demagogjik partiak të cilët ata valëvisin krejt rrejshëm prej mese 30 vitesh. Janë bashkë, në kohezion dhe konkretisht, në vjedhje e mashtrime, në qeverisje dhe mbajtjen peng të vendit.

Nuk duhet të ketë gjë më të neveritshme se, prapaskena e politikes shqiptare, aty ku llumi i racës sonë është krenar për vënien nën fre të vendit dhe popullit.

Shqiptarë dhe të huaj tashmë e dinë mirë se e keqja në Shqipëri do shkulur me rrënjë dhe se rrënja e çdo të keqeje në Shqipëri është Sali Berisha. Dalja e tij nga skena e politikes si dhe përballja me drejtësinë, sigurisht që do të vulose edhe fatin edhe te liderëve të tjerë politikë të ngjashëm me të.

-Ka pasur disa thirrje ndaj SPAK qe ta arrestojë Berishën? Nga ana tjetër ky i fundit po e sulmon fort prokurorinë? Mendoni se do marrë fund paprekshmëria e Berishës dhe a ka sot prova për korrupsionin e tij?

Vetëm një i poshtër, një budalla apo një diabolik mund të thotë se nuk ka prova për korrupsionin e Sali Berishës dhe pasurisë se tij haram.

Nuk bëhet fjalë për korrupsion dosido, por për një korrupsion madhor, minues të demokracisë dhe pengmarrës të fateve të vendit ashtu siç e ka etiketuar edhe State Department. Pavarësisht që i skërmitet sistemit të drejtësisë dhe prokurorisë, ai serish ka ndikim të konsiderueshëm në të.

Ky sistem drejtësie i ka provat si dhe pasojat e korrupsionit berishian dhe të të gjitha ngjyrave të korrupsionit, por është i molepsur, i paaftë dhe i pamotivuar për t’u përballur me të.

Kurrë Berisha apo klani i tij nuk u përballen publikisht me mua lidhur me akuzat e mia ndaj tij. Ato akuza janë bazuar në fakte të mbështetura në prova të pakundërshtueshme. Janë aty si sprovë për ne dhe sistemin e drejtësisë.

Ai jo vetëm që është vetë i korruptuar, por gjithashtu ka frymëzuar korrupsionin tek vartësit e tij, të cilët kanë qenë në garë reale kush e kush të vjedhë sa më shumë. Duhet shumë kohë, letër e bojë të shkruhet i gjithë korrupsioni berishian.

-Dekreti i Metës për të liruar Bajram Begaj si ushtarak duket sikur krisi raportet Meta- Berisha. Ju si mendoni? A ka një ftohje mes tyre?

Ata sigurisht qe janë në të njëjtin hall, por Meta është një hap pas tij dhe akoma ne pushtet. Meta nuk kishte rruge tjetër përveç asaj që beri, pasi qenia e tij jashtë vendit, nuk e cenonte shprehjen e plotë të vullnetit të tij si president.

Janë të parashikuara ligjërisht rastet, kur kemi ushtrim jashtë vullnetit dhe kapaciteteve të plota të përgjegjësisë ligjore. Meta nuk do të mund ta pengonte kurrsesi zgjedhjen e presidentit të ri, pasi ai nuk ishte raundi i fundit. Meta gjithashtu nuk do të duhej të largohej nga vendi, pikërisht në këto momente, prandaj Saliu më kot bën sikur është i mërzitur me Metën. Ata i bashkojnë dhe i ndajnë interesat dhe pazaret, kështu që në funksion të këtij variabli do të jetë edhe lidhja e tyre.

Saliu duket peshë e rëndë për t’u mbajtur dhe shpëtuar nga Meta, prandaj nuk është çudi që Meta të bejë pazar përkundrejt Saliut në favor të vetvetes. Të dy nuk i njohin parimet, miqësinë dhe burrërinë. Ata i bashkon vetëm interesi dhe Fahriu.

–Nga ana tjetër duket sikur ka një afrimitet mes Metës dhe qeverisë. Presidenti nuk sulmon më. Po ashtu është parë në shoqëri të deputetëve socialistë. Çfarë mendoni se i ka bërë bashkë?

Shumë e qartë: shesim Saliun dhe mbijetojmë vete edhe disa kohë. Thelbi i politikes shqiptare është pazari dhe pikërisht tani është në pazar koka e Saliut. Me suksese dhe në kokë të tyre insh’Allah!

-Një zhvillim i fortë ishte ai i dëshmive të Nuredin Dumanit. Ky i fundit akuzon Metën si të përfshirë në vrasjen e vëllait të një ish deputeti. Si ka mundësi që emri i Metës del kudo?

Unë kam një perceptim deri në bindje se, Ilir Meta është përfshire edhe në ngjarje të tjera të tilla. Siç duket u bë traditë tashmë që, mandatet e LSI-së në qarkun e Lezhës të lahen me gjak. Ju duhej patjetër Lezha dhe porti i Shëngjinit, prandaj deleguan veten aty edhe pse nuk i lidh asgjë me Lezhën.

Unë jam i prirur t’i besoj deklaratat e Dumanit, ashtu siç kam besuar edhe deklarimet e Tom Doshit lidhur me Metën. Janë kapur disa baza me armë në Tirane dhe rreth saj pak javë përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Pse nuk flitet për to dhe a kane lidhje ato me deklaratat e Metës për rrëmbimin e sfurqeve dhe sëpatave? A ka lidhje çatrafilimi publik i Metës, pak dikë përpara zgjedhjeve, kur u kapën këto armë, kur dështoi greva e dirigjuar e kontrolloreve të trafikut ajror, për të krijuar një krizë së paku dyjavore dhe kur 8500 trupa amerikane u stacionuan në momentin e duhur në Shqipëri?

Jam kurioz të di: a ka ndonjë pjesëtar të llumit kriminal në Shqipëri të cilin Meta nuk e njeh apo nuk e ka takuar? Sa prej tyre u ka krijuar mbrojtje, pasurim të shpejte dhe favore në këmbim te shërbimeve të tyre?

Meta akuzohet për korrupsion, për lobim te paligjshëm nëpërmjet parave të pista, pastrim parash, pasurim të pajustifikuar, vrasje dhe cenim serioz të figurës se presidentit. Nëse do t’i kishte mbetur një fije nderi dhe burrërie, ai do të duhej t’i kishte tërhequr këmbëzën vetes, por ai nuk është Edvin Romel. Kur nuk ke turp të gjitha i bën, rron edhe për t’u bërë qepaze nga bota.

-Ju ishit i vetmi që denoncuat aferën e CEZ. Keni bërë dhe 2 padi. Një për privatizimin e OSHEE dhe një për paktin CEZ-DIA. Çfarë po ndodh me këto padi? Ju keni pasur dhe një urdhër mbrojtje, vijoni të ndjeheni i rrezikuar?

Të dyja kallëzimet janë në proces. Kallëzimi lidhur me privatizimin e CEZ-it ndodhet në Gjykatën e Lartë, ndërsa ai lidhur me aferën DIA-CEZ ndodhet në SPAK. Konstatoj një presion politik mbi SPAK-un për të mos avancuar lidhur me këtë kallëzim ashtu siç konstatoj një pazar nderaferash ku po kërkohet mbyllja e një afere në këmbim të tjetrës. Duke qenë se unë kam qene konsekuent në qëndrimin tim, për t’i shkuar deri në fund këtyre proceseve, nuk ka munguar as sulmi ndaj meje, kryesisht në heshtje por i pabesë, i paskrupullt dhe i pashembullt. Sot prokuroria dhe policia i ofrojnë mbrojtje edhe një killeri serial dhe familjes së tij, ndërsa mua, një rasti të vetëm e të paprecedent, jo vetëm në Shqipëri, kurrë nuk ma morën nën mbrojtje familjen, pabesisht më hoqën prej dy vitesh ruajtjen fizike si dhe më pas çdo lloj mbrojtjeje tjetër.

Qe nga ish-ambasadori Lu dhe deri tek avokatët gjermane tani, të cilët kërkuan zyrtarisht mbrojtjen time, janë të zhgënjyer lidhur përsa më sipër. Është lobuar kundër fëmijëve të mi, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit, aq sa papritur dhe në mënyrë të çuditshme largohet në moshe të re nga jeta avokatja e tyre ne Gjermani. Sulmet e fundit kanë ardhur nëpërmjet turpit të policisë së shtetit, personave që qëndrojnë në kundërshtim me ligjin në atë detyrë si spiunë të sigurimit të shtetit dhe me pasuri të pajustifikuar.

Sigurisht që do të përballem ligjërisht edhe me ta, për shpërdorimin dhe abuzimin që po bëjnë me detyrën dhe për pasojat e veprimeve te tyre. Ironik është fakti që, hetuesi i cili nuk arriti kurrë të më thyente në vitin 1986, kur u arrestova për tentative arratisjeje, ishte i njëjti që kishte si informator, një nga drejtuesit e lartë të policiëe sot, që përfaqëson paligjshmërinë, pasurimin e pajustifikuar, servilin e shefave dhe arrogantin e vartësve. Prokuroria ka thyer çdo ligj lidhur me mbrojtjen time ndërsa policia kaloi çdo cak e normë. Sigurisht që këto janë sprova për mua, prokurorinë dhe policinë gjithashtu.