Një tezë e raportuar nga Yahoo News pretendonte se zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, e cila në të kaluarën e ka sulmuar hapur NATO-n, Vladimir Putin mund ta pëlqejë vërtet atë si një alternativë ndaj Zelenskit.
Kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky është fytyra simbolike e rezistencës së Kievit ndaj pushtimit rus të vendit të tij. Ditë pas dite Zelensky ka arritur të motivojë bashkatdhetarët e tij përmes video-mesazheve në të cilat bën një pasqyrë të situatës në fushën e betejës, duke folur edhe për disfata dhe momente të vështira.
Presidenti ukrainas gjithashtu arriti të krijojë lidhje të frytshme me komunitetin ndërkombëtar, duke mbajtur dialog të vazhdueshëm me Uashingtonin, Brukselin dhe kryeqytetet e shteteve aleate, me qëllim sigurimin e mbështetjes ushtarake dhe politike për kauzën e Kievit.
Moska e konsideron atë armik publik numër një, eksponenti më i rëndësishëm i një administrate armike me të cilën është e vështirë të bësh kompromis. Ana e errët e presidencës Zelensky Volodymyr Zelensky duket, për momentin, i pazëvendësueshëm në projektimin e unitetit dhe ndjenjës së sigurisë për popullatën ukrainase. Disa lajme, siç kujton Repubblica, tregojnë se Presidenti, siç është e natyrshme, ka armiq të brendshëm.
Dëshmi për këtë është shkarki-mi i ambasadorëve ukrainas në Gjeorgji dhe Marok, të dëbuar sepse nuk po bënin sa duhet. Gjithashtu ka përplasje me shërbimet sekrete, të cilat kulmuan me largimin, që u bë në fund të marsit, të Andriy Olehovych Naumov, kreu i departamentit të inteligjencës së sigurisë së brendshme dhe Oleksandro-vych Kryvoruchko, në krye të inteligjencës Kherson. Marrëdhëniet me ish-presidentin Petro Poroshenko, i mundur në zgjedhjet e 2019-ës, janë shumë të tensionuara dhe disa deputetë të afërt me të kanë folur për një vend që “po rrëshqet gradualisht drejt një forme diktatoriale të qeverisjes”.
Lyudmyla Denisova, drejtuese e sektorit të të drejtave të njeriut në Ukrainë dhe e afërt me Poroshenko, u pushua nga puna sepse, sipas akuzave, ajo nuk kishte punuar për të marrë korridoret humanitare dhe për ekzagjerimin e disa historive të abuzimeve që dëmtonin reputacionin e Ukrainës. Ligji ushtarak në fuqi i lejon Zelenskit të veprojë me një shkallë të caktuar lirie. Por deri kur?Urat e prishura me pro-rusët.
Më 14 maj, Volodymyr Zelensky nënshkroi një dispozitë që nxori jashtë ligjit njëmbëdhjetë parti politike pro-ruse, duke përfshirë Platformën Opozita-Për Jetën, e cila kishte 44 vende nga 450 në Parlament dhe drejtohej nga Viktor Medvedchuk, shumë i afërt me Vladimirin.
Putin përveç Lëvizja Nashi, e kryesuar nga ai Yevhen Murayev, që shërbimet sekrete britanike besonin se mund të instaloheshin nga Moska në krye të Ukrainës në rast të pushtimit total të vendit. Përballja totale me fraksionin pro-rus ekziston rreziku që të ketë pasoja edhe në Ukrainën paqësore pas përfundimit të luftës, sepse nuk ka gjasa që të rikthehet një konfrontim normal mes palëve.
Rreziku është që popullsia e lidhur me partitë pro-Moskës të tjetërsohet nga dinamika politike për t’u strehuar në abstenim ose, më keq, në akte të opozitës së dhunshme kundër qeverisë.
Skuadra e Zelensky
Partia politike e Zelenskit, Shërbëtori i Popullit, ?toi shumicën e vendeve në Parlament në vitin 2019 dhe kjo e lejoi atë të formonte, para luftës, një qe-veri shumë besnike. Zelensky ka kapërcyer kështu problemin shekullor të drejtuesve ukrainas, të ndarë mes një presidenti dhe një qeverie që i përkasin kampeve të kundërta politike.
Igor Novikov, një ish-këshilltar për politikën e jashtme, i tha New York Times se “Në realitet (dhe jo vetëm në letër) është një ekip i madh, i lidhur ngushtë.” Ky rreth përbëhet kryesisht nga veteranë të industrisë së ?lmit dhe medias me të njëjtin sfond si Zelensky, dikur një komedian i njohur.
Figura kryesore janë kreu i kabinetit Andriy Yermak, i konsideruar si njeriu i dytë më i fuqishëm në Ukrainë, ish-gazetari Mykhailo Podolyak, i ngarkuar me negociatat me rusët, Serhiy She?r, këshilltar në fushën e politikës së brendshme dhe Kirill Tymo-shenko, përgjegjës i koordini-mit të ndihmës humanitare.