Kosova ka marrë një tjetër humbje kundër Greqisë. Këta të fundit mbeten të pamposhtur përballë dardanëve, teksa mbrëmjen e sotme kanë fituar me rezultatin 2-0.
Ishte një gol i shënuar me kokë më minutën e 70 me anë të Giakoumakis-it ai që kaloi në avantazh Greqinë, ndërsa Mantalos vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 9 shtesë.
Kosova largohet kështu me humbje nga kjo transfertë, çka i heq mundësinë për të pretenduar vendin e parë në grup. Helenët shkojnë në kuotën e 12 pikëve, ndërsa dardanët i ndjekin me 6 të tilla.
Edhe në rast se ekipi i drejtuar nga Giresse do të marrë maksimumin në dy sifdat e muajit shtator dhe Greqia të humbë dy ndeshjet e saj, vendi i parë i takon kësaj të fundit për shkak të avantazhit në takimet kokë më kokë me dardanët.