Një person ka mbetur i vrarë në lagjen Place De Brouckère, në Belgjike. Mediat raportojnë se është vrarë me armë zjarri Mikel Rakipllari, emri i vërtetë i të cilit është Erion Hasanbelliu.
Autor i kësaj ngjarjeje është Kasandro Noka, i cili e ka qëlluar pas shpine me armë zjarri. Sipas mediave bëhet fjalë për një hakmarrje të vjetër.
Noka është shpallur në kërkim nga autoritetet belge të cilat kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për lokalizimin e tij nëse do të përpiqet të futet në Shqipëri.
Viktima dyshohet të ketë qenë i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja në Elbasan, në vitin 2005, një vrasje kjo që prej asaj kohe ka shkaktuar afro 15 viktima në këtë qytet, në një zinxhir hakmarrjesh të paprecedent.
Në atë kohë Hasanbelliu ka qenë drejtues i mjetit me të cilin u larguan tre ekzekutorët e Çapjas. Gjithashtu dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës.
Sipas policisë, autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta