Israeli ka arritur që të fitojë ndaj Shqipërisë me shifrat 1-2 në transfertën e ditës së sotme që u zhvillua në Air Albania. Ndërkohë trajneri i Israelit, Hazan, e ka mundur Rejën duke e lexuar më mirë ndeshjen me ndërrimet e bëra në pjesën e dytë. “Nuk ishte aftësia e Solomon që zgjidhi ndeshjen sot, por e ekipit që e dërgoj Solomon të shënonte. Është lojtar i numrave dhe sot bëri shumë mirë. Zëvendësimet?
Kjo është detyra ime, që të shoh atë që nuk funksionon dhe ta përmirësoj. Kemi ditur sesi të mbrohemi, Shqipëria ka lojtarë të shPejtë dhe shtatlartë. Këto tre pikët janë shumë të rëndësishme. Një rast i mirë që t’i them gruas time se jam i lumtur që kam një Sabat të këndshëm dhe bëra gjithë Izraelin të lumtur”, tha Hazan.
Ndërkohë sa i përket Shabatit, në Izrael është një festë e veçantë që zhvillohet çdo javë, të shtunën, ku sipas traditës biblike bëhet fjalë për ditën e shtatë në të cilën Zoti pushoi pas përfundimit të krijimit dhe shihet si momenti më i mirë për të pushuar dhe reflektuar.