Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Selanik të Greqisë.
Në darkën e liderëve të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore mori pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, që sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, dhe presidenti i Këshillit Evropain, Charles Michel.
“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore)”, ka shkruar Rama.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789101112PreviousNext
Në fotografi shihet kancelari Olaf Scholz në qendër të tavolinës, afër nikoqirit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si e vetmja femër në takim jo se Kosova ka ndonjë rëndësi tç madhe në takim. Krah Osmanit është Edi Rama. Përballë tyre janë kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.