osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dritë në “fund të tunelit” për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Bullgaria planifikon të heqë veton! BE kërkon marrëveshje në Qershor për hapjen e negociatave

Dritë në “fund të tunelit” për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Bullgaria planifikon të heqë veton! BE kërkon marrëveshje në Qershor për hapjen e negociatave

Pas shumë muajsh premtimesh dhe mosmarrëveshjesh, kryeministri bullgar Kirill Petkov më në fund ka pranuar se po përgatitet të heqë veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë që Shkupi të hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Kjo do ti hapte rrugë edhe Shqipërisë, pasi të dyja shtetet janë bashkë në këtë rrugëtim. Duke folur për mediat në Sofje, i pari i qeverisë la të kuptohet se kompromisi që po përgatitej do të jetë një sukses i paprecedentë për Bullgarinë.

Sipas tij përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën maqedonase do të bëhej përpara konferencës së parë ndërqeveritare të qershorit dhe se vetë Bashkimi Evropian ishte investuar në zgjidhjen e kontestit mes palëve. Më 17 nëntor 2020, Bullgaria njoftoi se do të vendoste veton mbi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian për shkak të mos adresimit të problemeve të Sofjes nga ana e Shkupit për çështje që lidhen me identitetin bullgar.

Sofja kërkon që gjuha maqedonase të mos përfshihet në asnjë kornizë negociuese të Shkupit me BE-në, pasi për Bullgarinë maqedonishtja është vetëm një dialekt i bullgarishtes. E po ashtu, Bullgaria pretendon se vetë kombi maqedonas është bullgar dhe se termi maqedonas është një krijim artificial i komunistëve jugosllavë si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.

Dhe së fundmi, Sofja këmbëngul që Shkupi të heqë dorë nga pretendimi për njohjen zyrtare të pakicës maqedonase në Bullgari, ndërsa shtetasit maqedonas që identifikohen si bullgarë nuk duhet të pengohen. Gjithashtu komisionieri Varhelyi tha se ende nuk ka zgjidhje, çka është fustruese për Maqedoninë e Veriut pasi nuk mund të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit. BE gjithashtu ka kërkuar që mes dy shteteve të ketë një marrëveshje në muajin qershor./Sot