Pushtimi i Partisë Demorkatike nga ana “Foltores” pa pritur ende të flasë gjykata, akuzat e anëtarëve të “Rithemelimit” në adresë të Belind Këlliçit, mbushja e PD-së me militantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe tek-tuk edhe me socialistë, duket se i ka hapur telashe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit pasi u shpall “non grata” nga amerikanët dhe pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demorkatike, premtoi se do të rikthehej në politikën aktive, për shkak se i ishte cenuar nderi dhe kishte arsye të forta për këtë rikthimi historik, siç e cilësonte ai. Sot që flasim ai ka uzurpuar selinë blu, ndonëse çështja është në gjykatë, ndërkohë që ka zgjedhur edhe gjithë forumet drejtuese të PD-së, ku të shumta janë akuzat se kjo parti është mbushur me militantë të LSI dhe PS.
Dhe sikur të mos mjaftoni këto akuza dhe debate, gazeta ka mësuar se Partia Demorkatike është mbërthyer nga një krizë e fortë nga baza në qendër. Sipas informacioneve, nga PD zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe nga “Foltorja” e udhëhequr nga Berisha, janë disa arsye që kanë provokuar këtë “luftë” brenda Partisë Demorkatike.
Arsyeja e parë është nxitimi i Berishës për të marrë PD-në pa folur ende drejtësia. Arsyeja e dytë është përjashtimi nga forumet drejtues edhe mbështetësve të Bashës dhe mbushja e partisë me militantë të partisë së Kryemadhit dhe ramës. Arsyeja e tretë është ofensiva që mbështetës dhe ithtarë të Berishës, sikundër është Evi Kokalari, të cilët kanë nisur ndaj deputetit Belind Këlliçi, i cili është një ndër njerëzit më të votuar në Partinë Demorkatike, por që për anëtarë të Grupit të Rithemelimit ai shihte si armik i klasës.
Ndërkohë arsyeja e katërt është fakti që Berisha nuk gëzon edhe mbështetjen e grupit parlamentar demokrat, ku ka pas vetes vetëm 6 deri në 10 deputetë dhe ky konstantim tanimë është realitet, siç e tregon edhe fakti që kryefoltoristi nuk e ka mbledhur grupin, pasi mbështetja quhet legjitime vetëm kur ke mbi 20 deputetë, gjë që ish-kryeministri nuk e ka. Berisha ka pas vetes vetëm deputetët Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.
Të gjitha këto po ja vështirëson Berishës që të “mbretërojë” në PD dhe ndërkohë dhimbja më e madhe e kohës për të është fakti se sherri që ka mbërthyer parinë nga baza në qendër, rrezikon që të thellojë krizën dhe ta çajë Partinë Demokratike më dysh. Pra, kjo do të thotë se Berisha po humb mbështetjen, duke bërë që “Foltorja” të shkojë drejt shkërmoqjes. Thënë troç, edhe pse Sali Berisha dhe shpura e tij përpiqte të shfaqen optimist, e vërteta është kjo që po pasqyron gazeta.
Berisha po përdor PD-në për interesat dhe hallin e tij personal
Por sot që flasim ka edhe nga ata që mendojnë se Sali Berisha u rikthye dhe po e përdor Partinë Demorkatike si mburojë për hallin e tij personal. Njëri prej tyre është kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili pak ditë më parë konstatoi këtë fakt. “Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve.
Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve. Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qëndrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi”, deklaroi Alibeaj./Sot