Kombëtarja Shqiptare e ka pasur si problemin e saj më të madh prej vitesh, gjetjen e golit. Pavarësisht skemës që na nxjerr me dy sulmues të deklaruar, kuqezinjtë edhe në drejtimin e Rejës kanë shënuar vetëm dy herë në total në gjashtë ndeshjet e fundit. Për shkakun e emrave të shumtë të lojtarëve që kërkojnë një fanellë titullari në sulm, ka pasur gjithmonë ndryshim të dyshes që qëndron në vijën e parë të portës kundërshtare.
Ajo që mund të themi me siguri, megjithëse ishin pak minuta aktivizimi, Balaj-Vrioni ishte kombinimi më i keq i të gjitha këtyre kohëve nga Reja. Ndërkohë në mbrëmjen e sotme ndaj Israelit pritet që nga minuta e parë ta nis Armando Broja dhe Myrto Uzuni.
Një dyshe prej së cilës pritet shumë, veçanërisht nga sulmuesi i Chelsea-t që i ka fituar zemrën tifozëve shqiptarë për vetë mënyrën sesi “i vodhi” i vetëm gjashtë pikë Hungarisë.
Por nga krahu tjetër edhe Myrto Uzuni është i palodhur kur vjen puna te Shqipëria, me dëshirën e madhe për të shënuar sa më tepër gola me këtë fanellë. Kjo dyshe ka një kimi të jashtëzakonshme edhe jashtë fushës së lojës. Kjo u pa qartë në konferencën për shtyp të Kombëtares, teksa gjendeshin Armando Broja dhe Myrto Uzuni.
Në shumë momente të dy lojtarët nisnin që të qeshnin me njëri-tjetrin, në ndonjë moment edhe pa arsye. Kjo tregon marrëdhënien e ngushtë shoqërore që kanë krijuar këta dy futbollistë, ndërsa nesër do të shohim edhe kiminë e tyre në fushën e lojës. /Sport Ekspres/