Kosova ja doli të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Irlandës së Veriut.
Dardanët morën tre pikë që vlejnë për vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Fillimisht e hapi rrugën e rrjetës Muriqi me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9.
Më pas Bytyqi dyfishoi shifrat 10 minuta më vonë. Miqtë u kujtuan të hapin ndeshjen në minutën e fundit të pjesës së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Muriqi trefishoi shifrat.
Megjithatë fitorja nuk ishte aq e lehtë sepse irlandezët shënuan golin e dytë në minutën e 83’, për të ushtruar presion deri në fund, por pa arritur të prishin festën dardane.