Empoli është kthyer në një vitrinë talentesh në Serinë A. Shumë lojtarë kanë spikatur në radhët e klubit toskan, ndër të cilët edhe Nedim Bajrami. Sasuolo, Lacio, Torino janë skuadrat që dëshirojnë shërbimet e 22-vjeçarit.
Por duket se interesi kapërcen edhe Italinë. “Empoli Channel” raporton se emri i Bajramit përfundon edhe në listën e dëshirave të Arsenalit, pasi trajneri Arteta pëlqen cilësitë e mesfushorit shqiptar.
Në krahun tjetër presidenti i Empolit ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoëeb”, ku thekson se do të dëshironte që Bajramin dhe Parisin ti mbante në skuadër edhe për sezonin e radhës. “Ne nuk duam të shpërbëjmë ekipin. Do të ketë probleme, por të paktën Parisin dhe Bajramin do të donin t’i mbanin me ne”, ka thënë Fabricio Korsi.