Armando Broja është gjithnjë e më afët Chelsea-t. Pas shpërthimit në sezonin e tij të parë në Premier League, klubi londinez po mendon seriozisht t’i japë një mundësi talentit shqiptar.
“Tuttomercatoweb” raporton se Chelsea ka refuzuar ofertat për 20-vjeçarin, i cili do të jetë nën urdhërat e Tuchel-it në sezonin parapërgatitor.
Aty ku do të vendoset edhe verdikti përfundimtar për të ardhmen e tij. Shanset më të larta për një largim të mundshëm janë për Lukakun, i cili mund të rikthehet atje ku arriti kulmin e tij, te Interi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/