Reportuesi për Shqipërinë në CDU, deputeti gjerman Peter Beyer ka reaguar pas vizitës në Tiranë. Ai ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar duke theksuar se fokusi i vizitës së tij ka qenë në dy tema.
Beyer nënvizon rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe situatën në Partinë Demokratike. Ndalur te kjo e fundit, Beyer shprehet se nuk do të pranojnë asnjë bashkëpunim me personat e shpallur non grata duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka përsëritur edhe mesazhin ndaj Bullgarisë që të bllokojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Reagimi
Kam qenë në Tiranë/Shqipëri për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ????????:
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.
Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA