Organizatat joqeveritare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të jetë më pro-aktive në ndërtimin e marrëdhënieve me këto shtete: Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron.
Pavarësisht se këto shtete bëjnë tregëti me Kosovën ashtu si Serbia ku Albini paratë i’u jep, ushqimet i’u a ha, ama ata nuk e njohin shtetin e Kosovës. Të gjitha shkëmbimet nuk bëhen me Republikën e Kosovë por me biznese private
Greqi eksporton mallra në drejtim të Kosovës brenda një viti rreth 150 milionë euro, e pasuar nga Spanja me 40 milionë euro, Rumania me 34 milionë, Sllovakia me 8 milionë dhe Qipro me rreth 1 milion ndërsa Serbia 305 milion euro.
Përpjekje e qeverisësë Albinit duhet të jenë shumë deçizive për të marrë njohjen zyrtare, sepse nëse nuk bëhet njohja nga këta pesë shtete, qytetarëve të Kosovë nuk u hiqen kurrë vizat. Pra Albini shikon ëndrra. Votimi për liberalizimin e vizave është një vendim kolegjial me dakordësin e 27 vëndeve anëtare dhe nuk ka asnjë shans që pesë vende që nuk e njohin Republikën e Kosovës të votojnë pro liberlizimit të lëvizjes me një pasaportë të një shteti që për ato nuk ekziston.
Ndërsa kërkesat ultimative lartë e poshtë, për njohje nga Serbia janë politika delirantësh, që as mund të realizohen ndonjëerë. Nuk ka President apo udhëheqës serb të guxoi të njohi pavarësinë e Kosovë, sepse do merrte mbi vete goditjen si tradhëtarë nga shumica e kombit që drejtohet kisha ortodokse serbe.
Ndaj, vetëm politikat e bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë, duke harruar armiqësitë e hershme janë prosperiteti i vendit. Duhen përpjekje të mëdha pëtr të arritur njohjen nga të gjitha vendet e BE, nëse populli kosovar dëshiron t’i shpëtoi izolimit të turpshëm, por me yçkla ligjesh dhe rregullash europiano-perëndimorësh.
Heqja e Albin Kurtit si filozof për politikat e Ballkanit është qesharake, sepse çdo vend ka udhëheqsit e tij të zgjedhur me votë ndërsa ultimatumet për njohe rreciproke janë utopi.
Mospjesmarrja në nismën e Open Ballkanit thjeshtë është një këmbëngule e kot që nuk i sjell asgjë të re Kosovës dhe kosovarëve veçse nuk do të futen në një dritare të hapur kur Europa me dinakëri u ka mbyllur derën.
E vetmja gjë që kërkon Europa sot është mardhënie të mira me fqinjin serb dhe askund nuk përmendet kushti i njohjes së Kosovës nga Serbia. Ndaj nëse nuk ndryshen politika e jashtme e Albinit dhe albinëve do duhen shumë vite që Kosovës t’i hiqet izolimi i padrejtë. /Ekskluzive.al