Shqipëria luan të premten në 20:45 ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen në “Air Abania“ me Izraelin, në një sfidë ku synimi i vetëm duhet të jenë 3 pikët. UEFA ka caktuar edhe arbitrat për këtë ndeshje.
Shqipëria dhe Izraeli do të jenë në duart e drejtësisë portugeze. Tiago Martins do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, i cili do të ndihmohet nga dy bashkëkombasit e tij, Luis Campos dhe Rui Teixeira. Arbitër i katërt do të jetë Andre Narciso.
Martins është një emër i panjohur për Kombëtaren tonë, pasi nuk e ka gjykuar asnjëherë në karrierën e tij, ndërsa e njëjta gjë nuk vlen për Izraelin. Këta të fundit kanë zhvilluar dy takime nën gjykimin e portugezit, nga ku njërën e kanë humbur dhe në tjetrën kanë barazuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres