osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Halit Valteri kallëzon në SPAK Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon për 700 mijë dollarët e lobimit në një kopmani offshore

Halit Valteri kallëzon në SPAK Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon për 700 mijë dollarët e lobimit në një kopmani offshore

Ish-deputeti Halit Valteri ka kallëzuar penalisht në SPAK ditën e sotme presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, ish deputetin Vangjel Tavo dhe një shtetas grek.

Sipas Valterit, ai është vënë në dijeni të fakteve e dokumenteve nga gazetarë të huaj. Ish-depuiteti bëri me dije se kallëzimi flet për fondet qindra mijëra euro, që jane paguar jashtë vendit për lobim pro Ilir Metës, ndërkohë që LSI në Shqipëri ka deklaruar “qindarka”.

Tiranë, më 07.06.2022

KALLËZIM PENAL

KALLËZUES:Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë .

KUNDËR:

1. Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,

2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

3. Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,

4. Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita Limited me selinë Qipro.

BAZA LIGJORE:Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri

165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.

Kodi Penal i RSH : Nenet 25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.

DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Adresa: RrugaJordanMisja, Nr 1, Tiranë 1000, Shqipëri. Email: [email protected]

Dispozitatëaplikueshme

Neni 180

Fshehja e tëardhurave

Neni 181

Mospagimi i taksave dhe tatimeve

Neni 164/a

Korrupsioni aktiv në sektorin privat

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.”

Neni 164/b

Korrupsioni pasiv në sektorin privat

“Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.“

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin,që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës,nga personi që ushtron funksione publike,kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime material ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë,nëse nuk përbën vepër tjetër penale,dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

Neni 257/a

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

“Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatëtë personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Neni 259

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt ose premtimi i një përfitimi të tillë është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”

Neni 287

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;

d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:

a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të merret si i pandehur ose që nuk mund të dënohet;

b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar;

c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e cila kanë rrjedhur produktet;

ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale apo nuk është dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë;

d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht shtetësisë së tij, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si në shtetin e huaj, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.”

I/E nderuar z/zj. Prokuror/e!

Unë, si kallëzues, bazuar në nenin 283 të Kodit Procedures Penale depozitoj këtë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale respektive, pasi jam vënë në dijeni dhe kam të dhëna të cilat ngrenë dyshime të arsyershme se nga ana e tyre janë konsumuar veprat penale të cituara më sipër .

Në bazë të fakteve të konstatuara, dokumente, sjellje, akte të cilat do t‘i përmend në vijim, ju paraqes këtë kallzim penal, duke ju bërë prezent të gjitha shkeljet me natyrë penale, të cilat pretendoj se duhet të hetohen në mënyrë të thellë e të gjithanshme, pasi ngarkojnë me përgjegjësi të rëndë ligjore të natyrës penale personat që i kanë kryer dhe që unë i kallëzoj, të përfshirë në veprime të paligjshme, në kushtet kur kanë sjellë pasoja shumë rëndainteresit publik.

Mbi bazën e këtij kallzimi penal, duke i konsideruar pretendimet, të drejta e të bazuara në ligj si dhe duke besuar në vlerësimin tuaj me seriozitet, profesionale të pavarur, kërkoj:

– rregjistrimin e procedimit penal në ushtrim të ndjekjes penale si dhe ngritjen e akuzave konkrete në përfundim të hetimeve.

– procedimin e të kallëzuarve me masa në proporcion me shkeljet e kryera prej tyre dhe kërkimin për dërgimin në gjykim të çështjes penale.

Të kallëzuarit kryesorë, janë subjekte në kompetencë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJ.K.K.O) pasi në bazë të nenit 135 pika 2 të Kushtetuës parashikohet: “Gjykatat e posaçme gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur”.

dhe nenit 75/a të K.Pr.Penale parashikohet:Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon:

a) krimet e parashikuara nga nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 231, 232, 232/a, 232/b,233, 234, 234/a, 234/b, 244, paragrafi 2, 244/a, 245, 245/1, paragrafët 2 dhe 4, 257, 258, paragrafi 2,

259, paragrafi 2, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, 328 dhe

328/b të Kodit Penal;

c) akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë,Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendë sministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj;

ç) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

SHKAQET E KALLËZIMIT

Eshtë fakt i njohur se në SHBA ekzistojnë kompani të cilat kanë si fushë të veprimtarisë së tyre lobimin. Këto kompani kontraktohen nga subjekte politike të cilët janë të interesuar për t‘u promovuar në Shtetet e Bashkuara dhe për të ngritur kauza të ndryshme. Shpesh herë këto lobime në Shqipëri janë përdorur për të disinformuar zgjedhësit dhe për të krijuar opinionin se partia e cila ka lobuar ka mbështetjen e partnerëve përtej Atlantikut.Por, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, pasi lobimi sinjifikon pagimin e nje kompanie që kryesisht menaxhohen nga Ish-Senatorë për të ngritur një kauzë, ndërsa rëndom në shtetin tonë janë paguar mijëra dollarë vetëm për shkrepjen e fotove që do të shërbenin për disinformimin e zgjedhësve.

Kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që përftojnë nga lobimet që ato bëjnë.Këto kontrata deklarohen dhe online nëëebsit-in e (FARA).

FARA ështëhomologu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri. Detyrimi i kompanive lobuese është vetëm të deklarojnë të ardhurat që i vijnë, por logjikisht jo sesi janë përftuar këto të ardhura nga kontraktuesi .

Duke marrë shkas nga shumë denoncime të ndryshme të bëra publike, ndër to në vitin 2018 nga gazeta prestigjoze Mother Jones dhe së fundmi nga gazeta e mirënjohur austriake Kronen Zeitung është konstatuar se një parti politike jo pak e rëndësishme në Shqipëri shpeshherë ka lobuar për kauza të rreme vetëm për faktin që me anë të parave të financuara të disinformojë zgjedhësit shqiptarë duke i bërë të mendojnë se kanë përkrahjen e Qeverisë Amerikane.

Çfarëështë më e rëndësishmja dhe që përbën veprën penale,është se këto financime janë bërë nga kompani Offshore nga shteti i Qipros në sistemet bankare të cilat nuk të kërkojnë burimin e të ardhurave madje të japin mundësinë ligjore për të fshehur burimin real të të ardhurave dhe financuesit e tyre.Duke administruar kontratat e lobimit në favor të LSI, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kemi evidentuar gjithashtu se këto shpenzime nuk janë deklaruar as në bilancet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për vitin 2017 dhe as në Deklarimin Vjetor Periodik të subjekteve deklaruese, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për vitin 2017 .

Referuar këtyre rrethanave krijohet dyshimi i arsyeshëm se politikanë të përfolur shpeshherë për afera korruptive siçështë rasti i Ilir Metës me çështjen CEZ- Dia apo edhe nëçështjen e shumë përfolur tëvideo-rregjistrimit Dritan Prifti etj, kanë përdorur para tëpërfituara nga aferat korruptive duke i pastruar dhe futur në sisteme bankare në rrugë të jashtëligjshme për t‘i përdorur ato për qëllime dezinformimi për votuesit shqipëtarë.

Në këtë mënyrë ata me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe që janë shoqërisht të rrezikshme, kanë konsumuar elementet e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale. Kjo vepër e cila kryhet në bashkëpunim, gjithashtu krijon dhe shmangien e taksave dhe gjithashtu bie ndesh me kodin penal për mosdeklarim të të ardhurave nga subjektet deklaruese.

RRETHANA FAKTI

Më konkretisht, së bashku me kallëzimin me shkrim bashkëlidhim dhe provat e mëposhtme:

Kontratën e McKeon Group midis LSI dhe Ilir Meta, më datë 06/01/2017 e cila ka nënobjekt të saj shërbimet :

1. PjesmarrjennëInagurimin e Presidentit Trump nëvitin 2017.

2. Planifikimin e takimeve me liderë në Washington përgjatë inagurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.

3. Pas 20 Janarit, zhvillimin e marrëdhënievetëmiradhespeciale me administratën e ardhshme dhe Kongresin.

KALLËZUES

Halit VALTERI