Nga Agim Cani
Mbreme ne enderr, sikur ishte bere marreveshje per te dorezuar pasurine e vjedhur, te vene ne rruge te pandershme ne Shqiperi…
Si me magji ishin lajmeruar vete te gjithe.
Qeveritare, opozitare, pushtetare, kryetar dhe ish kryetar Bashkie, polic, mesues shkollash te larta, Profesor qe kishin Universitet privat, mjek, analiste, gazetar, drejtues tv dhe fcb-ukist te 24 oreve, qe nuk punojne asgjekundi dhe japin leksione se si duhet punuar.
Takimi behej ne pallatin e Kongreseve.
Ishin njoftuar 9876 vete…
Nuk i nxen Pallati me thane….
Te ulen ne preherin e njeri tjetrit- dhashe urdher, siç jane ulur kur kane vjedhur.
Çudia ishte se ca burra te urte te majte, gjithe moral e predikime kishin vila ne Gjirin e Lalezit…
Çudia ishte se si ishin votuar ca kryetar Bashkie qe nuk kishin lene gje pa vjedhur dhe po te donin dhe ne varr votoheshin…
Ca mjek qe te mos njiheshin nga lart kishin vene kapele policesh. (kisha urdheruar te vinin me uniforme pune)…
Ngrini doren- thashe, kush i ka femijet qe studiojne jashte ku minimalisht kushton 1500 Euro nga ana finaciare çdo muaj…!
Te gjithe i ngriten duart.
Bile ca nga dy… se kishin dy femije…
Pune e madhe, i thashe grupit te punes qe ishin shoke te mije emigrante, qe kishin punuar vite neper bote…
Kur ka shume pune duhet filluar me te paren.
Fillojme me qeveritare dhe ish qeveritare…!
Fillova pune…
Jo ne Pallatin e Kongreseve po tek te larguarit nga lufta.
Zilja e celularit per zgjim eshte kontrata e perjetshme me punen e ndershme.
Bastarde te pandreqeshem….
Ata pak njerez te ndershem qe flasin per drejtesi e barazi, per konfiskim te pasurise se vjedhur ju duken komuniste…
Ju analiste te tv shqiptare dhe fcb-ukist llapaqener po ju them nje gje:
Predikoni uje dhe pini raki…
Veshtire te argumentoni jeten qe beni.
Kjo eshte Alfa e drejtesise ne boten demokratike…