osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kuvendi “hap thesin” për udhëtimet e deputetëve,100 mijë euro vetëm në 2 muajt e fundit, ja kush janë deputetët që refuzuan dietat

Kuvendi “hap thesin” për udhëtimet e deputetëve,100 mijë euro vetëm në 2 muajt e fundit, ja kush janë deputetët që refuzuan dietat

Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar rreth 100 mijë euro në dy muajt e fundit vetëm për dietat e deputetëve për të mbuluar shpenzimet e tyre në udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Në listëpagesën e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se vetëm në muajt mars dhe prill, lëvizjet e 127 ligjvënësve, kryesisht për të takuar elektoratin që përfaqësojnë, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 120 milionë lekë, ose rreth 100 mijë euro. Vetëm gjatë muajit prill, 105 deputetë, pasi 22 e kanë refuzuar, kanë përfituar vetëm si dietë shumën e konsiderueshme prej 5 milionë e 842 mijë lekë.

Shuma më e madhe e përfituar vetëm për dieta në këtë muaj është 75 mijë lekë, të cilën e kanë marrë plot 50 deputetë. Shifra më e vogël si dietë e përfituar është ajo me 25 mijë lekë, të cilën e ka marrë vetëm 1 deputet. Shifra tjetër e përfituar më së shumti është ajo e 37 mijë e 650 lekëve, të cilën e kanë marrë thuajse gjysma e ligjvënësve.

Ndërkohë, gjatë muajit mars, në total vetëm për dietat janë shpenzuar 6 milionë e 87 mijë lekë për 108 deputetë. Nga 127 deputetë të Kuvendit, gjatë muajit prill 22 deputetë i refuzuan dietat, 3 më shumë se në muajin mars, ata janë: Sali Berisha, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Alfred Rrushaj, Laert Duraj dhe Oerd Bylykbashi.

Nga Partia Socialiste, në prill janë shtuar, si refuzues të “dietës” deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo, Pandeli Majko, Fadil Nasufi, Rrahman Rrahja, Vullnet Sinaj dhe Toni Gogu, ndërsa janë larguar nga lista Arben Pëllumbi, Benet Beci e Shpresa Marnoj. Nga ana e Partisë Demokratike, listës i janë shtuar deputetja Grida Duma dhe Kasëm Mahmutaj. Ish-kryeministri Sali Berisha e refuzoi publikisht dietën duke i kërkuar administratës së Kuvendit të mos e kalojë në llogari të tij.