osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga dekreti për Begajn te akuzat për vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka, Meta: Firmosa në një vend të NATO-s, s’merrem me tellallë të Rilindjes

Nga dekreti për Begajn te akuzat për vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka, Meta: Firmosa në një vend të NATO-s, s’merrem me tellallë të Rilindjes

Ilir Meta mbrojti firmosjen e dekretit të lirimit nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-major Bajram Begajt, i cili u zgjodh të shtunën nga Parlamenti si kryetari i ri i shtetit shqiptar. Në një studio televizive, Meta theksoi se dekreti në fjalë është përgatitur nga zyra e Presidencës në Shqipëri dhe shkëmbimi i dokumentacionit ka ndodhur në mënyrë elektronike. Ai shtoi se çdo veprim i tij është kryer në përputhje me Kushtetutë e Shqipëri.

Sulmeve se ka shkelur Kushtetutën e vendit duke firmosur një dekret jashtë territorit shqiptar (të shtunën Meta ndodhej në Turqi me vizitë zyrtare dhe dekretin e firmosi në Konsullatën Shqiptare të Stambollit), presidenti në detyrë u justifikua se nuk ka kryer asnjë shkelje morale, ligjore dhe kushtetuese pasi dekretin për lirimin e pasuesit të tij nga detyra e shefit të Shtabit të FA e ka kryer në një vend anëtar të NATO-s.

Gjithashtu, Meta përmendi një tjetër arsye se përse dekretoi në kohë rekord shkarkimin e Begajt pasi nuk donte të rrezikonte të dërgonte Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme. “Dekreti u bë në Tiranë, jo në Stamboll. Aty është zyra e Presidentit, zyra ligjore, ekipi i Presidentit, Sekretari i Përgjithshëm, hartoi dekretin në Tiranë, në kushtet konkrete, që presidenti është diku dhe s’ka mundësi të vijë dhe kjo mund të shkaktojë një krizë, anulim të raundit të katërt, që mund të ndodhë një krizë në raundin e pestë dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Presidenti e shikon këtë dekret që vjen nga Tirana. Është origjinali, i hartuar në të gjitha detajet që ka përcaktuar ligji për një akt të tillë administrativ dhe e firmos. E merr në mënyrë elektronike dhe e dërgon në mënyrë elektronike. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero probleme, në planin ligjor zero probleme, në planin moral zero probleme. Dekretin e firmosa në një vend anëtar të NATO-s”, deklaroi fillimisht presidenti Ilir Meta.

Dekreti për Begajn, Meta: Bisedova me të dhe Peleshin

Lidhur me pasuesin e tij Bajram Begajn, Meta u përgjigj se ka komunikuar paraprakisht me të dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi për çështjen e shkarkimit nga detyra e kreut të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Madje, kreu i shtetit pranoi se ka biseduar në telefon me 55-vjeçarin Begaj, por nuk e ka takuar personalisht. “Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra që mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situate. Nuk e kam takuar, por kam folur në telefon me të para dhe pas të zgjidhej”, foli për Begajn presidenti Meta.

Berisha për dekretin e Metës: Si Ali Pasha, koka në Stamboll dhe trupi në Janinë

Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për çështjen e shumëdebatuar të dekretimit të lirimit nga detyra të gjeneral-majorit Bajram Begaj nga presidenti Meta. Para Kuvendit, Berisha ironizoi Metën duke thënë se akti i tij i kujton ish-vezirin shqiptar Ali Pashë Tepelena, i cili pasi u vra nga forcat osmane në vitin 1822, iu pre koka dhe iu dërgua si dhuratë në Stamboll sulltanit osman, ndërsa trupi iu dërgua në Janinë. “Ai më ngjau ekzakt, më rikujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë e kokën në Stamboll”, tha Berisha.

Berisha e akuzon për shkelje kushtetute, Meta: Askush si unë s’e mbron Kushtetutën

I pyetur për kritikat e aleatit të ardhshëm politik Berisha se ka shkelur Kushtetutën duke firmosur një dekret jashtë territorit shqiptar, Meta nuk pranoi të komentonte deklaratat e ish-kryeministrit. Ai e konsideroi si mbrojtësin më të mirë të Kushtetutës. Për çështjen e dekretit të Begajt, Meta theksoi se nuk është e përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë që një dekret presidencial të firmoset vetëm brenda Shqipërisë.

“Se çfarë thotë Berisha kjo është e drejta e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë më koherent në mbrojtje të Kushtetutës, por nëse ka ndonjë njeri më koherent, më falni për mungesën e modestisë është vetëm Ilir Meta. Ku është e shprehur që firmoset vetëm brenda territorit? Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutës”, u përgjigj më tej kreu i shtetit shqiptar.

Akuzat e Hoxhës për vrasjen e vëllait të Arben Ndokës, Meta: S’merrem me tellallë të Rilindjes
Për akuzat e gazetarit investigativ Artan Hoxha se presidenti ka paguar dy vrasësit e Aleksandër Ndokës, vëllait të ndjerë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ngjarje e ndodhur në 9 dhjetor 2017, Meta e konsideroi Hoxhën si tellall dhe shërbëtor të mazhorancës socialiste (Rilindja).

Ai shtoi se për akuza të tilla nuk ka komunikuar as me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Gjithashtu, presidenti tha se këto deklarata ndaj tij bëhen nga persona dhe politikanë që i frikësohen rikthimit të tij në politikë në 25 korrik. “Nuk merrem me tellallët e Rilindjes nga Durim Bami tek Hasan Hasani. Unë jam këtu dhe do të jem gjithmonë këtu. Kush shqetësohet nga 25 korriku, është në hallin e tij. Nuk kam folur as me SPAK”, deklaroi presidenti Ilir Meta për çështjen e vrasjes së 48-vjeçarit Aleksandër Ndoka me 14 plumba në Lezhë.