Një jaht është mbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Zvërnecit në Vlorë.
Fatmirësisht, turistët italianë që ndodheshin në mjetin lundrues kanë shpëtuar.
Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo shkaqe të tjera që shkaktuan incidentin që çoi në përmbytjen e jahtit. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.