Tifozët shqiptarë nuk e braktisin Kombëtaren në asnjë vend dhe në asnjë transfertë të vetme. Kurrsesi nuk mund të ndodhte sot në Islandë. TKZ ka njoftuar se do të jetë prezent me dëshirën për të festuar fitoren së bashku me lojtarët e Shqipërisë. Ndërkohë sipas “Supersport”, sot pritet të jenë rreth 500 tifozë shqiptarë në stadium.
Nga krahu tjetër, mediat islandeze janë shprehur se interesimi për Kombëtaren e tyre ka arritur pikën më të ulët në histori dhe pritet që ndaj Shqipërisë të mos jenë më tepër se 3000 mbështetës. Duke parë këto shifra dhe nisur nga historia e mëparshme, tifozët shqiptarë nuk do ta kenë fare të vështirë për të mbizotëruar me këngët e tyre. /Sport Ekspres/
https://gorilla.cdnja.co/v/3z/3zGE6.mp4?token=L_SsZeI1Hbh1yvDKpc_sMg&expires=1654537381