Prokuroria e Tiranës ndryshon mendje për akuzën ndaj 4 të rinjve të ndaluar për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrik 2017. Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzë vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.
Tre të rinjtë që ishin me akuzë “moskallëzim krimi” u lanë të lirë, ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo. Ndaj këtij prokurori u bënë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i kaluar prokurorit Gjergji Tako.
Këtë martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje” sëbashku me Devi Bitrajn. Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit Dinamo ndërsa të rintjë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.
Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër dhe kritikuan sistemin e drejtësisë si të korruptuar. Ndërkohë që nëna e Marvin Mihalit, në një postim në “Fb” shkruan se tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush.
“…O zot çfarë tmerri. Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”- shkruan në FB, Mira Mihali.