osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta takim kokë më kokë me “makthin” e Erdoganit, ja kush është lideri i opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu

Meta takim kokë më kokë me “makthin” e Erdoganit, ja kush është lideri i opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu

Presidenti i Republikës Ilir Meta po vazhdon turin e tij disa ditor të vizitave në Turqi ku dje është pritur nga lideri i opozitës turke dhe kreu i Partisë Popullore Republikane Kemal Kiliçdaroglu. Kreu i shtetit shqiptar shfaqi kënaqësinë nga mikpritja e ngrohtë dhe biseda me liderin socialdemokrat 73-vjeçar.

Madje, Meta bëri me dije në rrjetet sociale se e mirëpret Kiliçdaroglunë të vizitojë Shqipërinë në muajt e ardhshëm. “I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu.

Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të tij. E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”, shkruan presidenti Meta për takimin me kundërshtarin e presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe Partisë Drejtësi dhe Progres (AKP), të cilët udhëheqin Turqinë për 20 vjet pandërprerë.

Bashkëpunimi i fortë i presidentit në largim të Shqipërisë me opozitën turke u reflektua dhe ditën e premte kur u prit nga kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet një tjetër kandidat i fortë për të mundur Erdogan në zgjedhjet e radhës presidenciale. Imamoglu bën pjesë në partinë CHP.

Profili i Kiliçdaroglu dhe historiku i errët i partisë CHP

73-vjeçari Kiliçdaroglu udhëheq opozitën turke që prej vitit 2010 kur fitoi pa kundërshtarë postin liderit të Partisë Popullore Republikane (CHP) pas dorëheqjes së Deniz Bajkal. Kiliçdaroglu u fut në politikë në vitin 2002 kur u zgjodh për herë të parë deputet në Stamboll. Forca politike që drejton është partia më e vjetër që nga koha e shpalljes së Republikës së Turqisë në 1923 nga Mustafa Qemal Ataturku, i konsideruar si themeluesi i Turqisë moderne dhe babai i kombit turk.

Edhe pse në themel të saj kjo forcë politike përfaqëson parimet e nacionalizmit, laicizmit dhe etatizmit, të cilat konsiderohen si të shenjta, pala kundërshtare AKP ka mundur t’i superojë këto parime të CHP madje ka arritur ta nxjerrë jashtë loje sekularizmin duke i hapur rrugë islamizmit në vend.

Në këtë mënyrë, CHP është detyruar të marrë një qasje drejt qendrës së majtë duke mbështetur parimet socialdemokrate. Por, ajo çfarë ka shkaktuar pafuqinë e kësaj force politike tradicionale për të marrë pushtetin është fakti se ajo është kthyer në parti elitiste ku anëtarësia e saj dominon kryesisht në radhët e shtresë së mesme, ndërsa AKP ka vendosur bazën e saj në shtresat e varfra të shoqërisë, por ia ka dalë të marrë dhe mbështetjen e biznesmenëve.

Gjithashtu, me vdekjen e Ataturkut në vitin 1938 dhe rritjes së autoritarizmit nga Ismet Inonu, në Turqi lindën forca të reja politike me kalimin e dekadave si Partia e Drejtësisë, Partia Demokrate, Partia Socialdemokrate duke ia zbehur fuqinë absolute dhe dominuese në shoqëri CHP.

Grushtet e shtetit në Turqi dhe rithemelimi i Partisë Republikane

Nga vitet ’60 deri në fund të viteve ’90, Turqia përjetoi 4 grushte shteti të organizuara nga ushtarakët (1960, 1971, 1980 dhe 1997). Në këtë situatë, CHP dhe AP u detyruan të krijonin qeveri koalicioni me forca të vogla politike. Vitet 1960-1987 u karakterizuan nga shtypja e madhe shtetërore si dhe terrorizmi i forcave ekstremiste të djathta së bashku me organizimet luftarake të komunistëve të rinj turq. Pas grushtit të shtetit të 1980 që rezultoi dhe me rënien e kësaj force politike nga pushteti (kryeministër Bulent Eçevit), CHP pushoi aktivitetin dhe u copëtua në forcat derivate Partia Demokracia Sociale, Partia Populiste dhe Partia Populiste Socialdemokrate.

Në vitin 1992 partia u rithemelua, por për mëse 40 vjet ka dështuar të rimarrë pushtetin në vend. Një pjesë e madhe e opinionit publik turk akuzon CHP se ka program dhe lidership të dobët për të rrëzuar Erdoganin dhe AKP. Megjithatë, zgjedhjet lokale të 2019 shënuan një rezultat serioz për CHP. Kjo parti politike ia doli të fitonte në 5 nga 6 metropolet më të mëdha të vendit, mes tyre Stambollin dhe Ankaranë. Pavarësisht se Erdogan fitoi në vota totale ndaj rivalëve, rezultati i 2019 ka ngjallur shpresat se Turqia mund të dalë pas mëse 20 vitesh nga skëterra e diktaturës së Erdoganit.

Kiliçdaroglu mund të përdorë si “asin nën mëngë” kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili edhe pse Erdogan tentoi t’ia anulonte mandatin si kryebashkiak nëpërmjet Këshillit Suprem Zgjedhor, rifitoi Stambollin me një rezultat më të thellë votash. Madje, suksesi politik personal i biznesmenit 52-vjeçar, i cili para 2019 ishte një politikan anonim në Turqi, ka bërë që shumë qytetarë turq kundërshtarë të regjimit të Erdoganit të besojnë se Imamoglu do të sfidojë Erdoganin për president në zgjedhjet e ardhshme.

Premtimi i Kiliçdaroglu: Erdoganit do t’i japim një mësim të mirë në kutitë e votimit
Në 10 mars të këtij viti, media prestigjioze britanike “The Economist” i kushtoi një artikull liderit të CHP dhe opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu duke e konsideruar si kandidatin më potencial për të garuar përballë Erdoganit për postin e presidentit.

Lideri opozitar 73-vjeçar paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2023, Erdogan do të bllokojë mediat dhe do të manipulojë Bordin Suprem Zgjedhor për të deformuar rezultatin zgjedhor në favor të tij dhe AKP. Kiliçdaroglu premtoi se Turqi do t’i japin një leksion të mirë Erdoganit në kutitë e votimit duke paralajmëruar rënien nga pushteti pas 21 vitesh.

“Lideri i Partitë Popullore Republikane, një formacion politik socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu po përgatitet për betejën më të madhe të jetës së tij. Ai përdor vazhdimisht shprehjen në selinë e partisë ‘Erdogan do të bëjë gjithçka për të mos u larguar nga pushteti’. Kiliçdaroglu jep mendimet e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që priten të zhvillohen në vitin 2023. ‘Erdogan do të shtojë presionin ndaj sistemit të drejtësisë për të heshtur median e lirë si do të përpiqet të manipulojë Bordin Suprem Zgjedhor. Por, ne atij do t’i japim një mësim në kutitë e votimit’

Kundërshtarët e Erdoganit po shtrëngojnë radhët e tyre. Në 28 shkurt, 6 parti opozitare duke përfshirë dhe CHP firmosën një marrëveshje të përbashkët. Ndërmjet planeve të tij janë shfuqizimi i sistemit presidencial, i cili i jep Erdoganit pushtet të pakufizuar; rikthimi i pushtetit parlamentar dhe rivendosja e burokracisë shtetërore, sidomos në gjykata dhe Bankën Qendrore. Aleanca ende nuk ka shpallur kandidatin e tij presidencial. Sidoqoftë, të gjitha shigjetat drejtohen te Kiliçdaroglu”, shkruhet në artikullin e “The Economist”.
Kush është Imamoglu, “anonimi” që po fiton popullaritet në Turqi?

Një tjetër emër i shumëpërfolur për kandidat për president nga CHP është dhe kryebashkiaku turk Ekrem Imamoglu. 52-vjeçari drejtoi distriktin perëndimor të Stambollit Beilikdyzy në vitet 2014-2019. Në zgjedhjet lokale të marsit të vitit 2019, biznesmeni turk befasoi duke u përzgjedhur kandidat i CHP për bashkinë e Stambollit pasi mposhti Muharrem Ince, kandidat për president të CHP në zgjedhjet presidenciale të 2018. Suksesi i tij nuk u ndal këtu. Ai fitoi në Stamboll me një rezultat të ngushtë votash duke ndalur dominimin e partisë rivale AKP në këtë metropol. Por, AKP ushtroi presion për të shfuqizuar mandatin e tij në muajin maj dhe Këshilli Suprem Zgjedhor vendosi që të përsëriteshin zgjedhjet për Stambollin. Këtë herë, Imamoglu triumfoi madje me një diferencë më të madhe votash dhe drejton Stambollin që prej 27 qershorit 2019.

Zgjedhjet lokale të marsit 2019 u fituan nga AKP, por për herë të parë pas 15 vitesh, kreu i shtetit turk humbi qytetet kryesore të vendit. Duke parë dhe suksesin politik të Imamoglu, opinioni publik dhe opozita e konsideron 52-vjeçarin si kandidatin e mundshëm dhe rivalin e Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Imamoglu beson se regjimi diktatorial do të rrëzohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai e shprehu këtë premtim gjatë një vizite në Sarajevë në 26 prill.

Imamoglu theksoi se me humbjen e Erdogan dhe AKP, Turqia do të fitojë. “Ne do të kemi zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm në Turqi dhe presidenti Erdogan do t’i humbasë zgjedhjet, ashtu siç humbi në Stamboll. Ata do të humbasin, por Turqia do të fitojë”, tha Imamoglu. Për sa i përket ambicies për të garuar për president, kryebashkiaku nga radhët e opozitës turke tregoi se është i përqendruar te drejtimi i Stambollit. “Besoj se kur të vijë dita, gjashtë partitë opozitare do të bëjnë zgjedhjen më të mirë. Për momentin, këtë nuk e kam në axhendën time. Axhenda ime e vetme është Stambolli”, bëri me dije në Sarajevë, Ekrem Imamoglu.